osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Një mik i dashur nga një vend i padëshiruar: Si arriti Franz Babingeri ta vizitonte Shqipërinë komuniste më 1962?

Një mik i dashur nga një vend i padëshiruar: Si arriti Franz Babingeri ta vizitonte Shqipërinë komuniste më 1962?

Orientalisti bavarez, Franz Babinger, më 1962 shkeli tokën shqiptare. Udhëtimi shkoi si mos më mirë. Ai mbajti një kumtesë mbi Arianit Komnenin, prezantoi gjetjet e tij për piktorin Mark Bazaiti në një takim me Lidhjen e Shkrimtarëve, si dhe takoi shumë personalitete të reja, përfshirë studiues e politikanë. Sikur të mos mjaftonte kjo, u takua edhe me të parin e shtetit, Enver Hoxhën. Tani, me vizën e parë si rezultat i qasjes së tij pozitive ndaj heroit kombëtar, Skënderbeu, si dhe me vulën e dytë, pas përshtypjes jo të keqe që i la, të dytit më të rëndësishmit sipas historiografisë së kohës, Babingeri e bëri zyrtarisht vendin në Shqipëri

Nga Edona Rexhepi

Është pranverë e vitit 1962. Në adresën e shtëpisë së tij, Franz Babinger do të pranojë një letër me një mesazh sa të veçantë, aq të papritur. Orientalistit gjerman do t’i vijë një ftesë për të vizituar Shqipërinë që për herë të fundit e pa rrafsh 30 vjet më parë.

Gjërat kishin ndryshuar. Babingeri dhe shqiptarët nuk ishin më të njëjtët. Shumëçka kishte ndodhur në këtë hapësirë kohore, e për fatin e keq të të dyja palëve, jo për të mirë. Në fillimet e viteve të tridhjeta, profesori bavarez ishte detyruar ta lërë punën në Universitetin e Berlinit, për shkak të prejardhjes së tij hebraike. Kështu, ai kaloi një periudhë kohore duke kërkuar punë brenda kontinentit europian. Një të tillë kërkoi edhe në institucionet e Jugosllavisë, për të cilën fliste me një simpati, se a të sinqertë apo të sforcuar nga nevoja për të siguruar jetesën, nuk mund ta dimë. Ajo që dimë është se me gjithë letrat e dërguara plot lajka e vullnet të mirë, jugosllavët nuk i siguruan asnjë pozitë. Paqen e përkohshme e gjeti në Rumani, pranë Nicolae Iorgas, historianit dhe politikanit rumun, falë të cilit, shqiptarët sot njohin dokumentin më të vjetër në gjuhën shqipe, “Formulën e Pagëzimit”, të cilën e hasi në një bibliotekë në Firence, më 1915. Për këtë kontribut dhe të tjera, atij do t’i dhurohej një pjesë tokë shqiptare, të cilën ky i fundit ia la në dorë shtetit rumun me kushtin e krijimit të një instituti arkeologjik në Sarandë. Sa i përket mikut të tij gjerman, ai u kthye në Gjermani pothuajse dhjetë vjet më pas, më 1943.

Rilidhja e Babingerit me Shqipërinë dhe shqiptarët

Kthimi i tij në atdhe dhe fillimi i vizitave të shpeshta në arkivat italiane e njoftoi këtë të fundit më individë të rinj nga bota shqiptare. Ata nuk qenë as miqtë e tij përmetarë rreth Berlinit e as figurat e njohura të politikës shqiptare të viteve të njëzeta. Tani, në botën e re pas Luftës së Dytë, Babingeri u njoh me individë si Ernest Koliqi, Karl Gurakuqi, Giuseppe (Zef) Valentini apo Martin Camaj. I pari nga ta, Ernest Koliqi, ministër i Arsimit në kohën e pushtimit fashist në Shqipëri, tashmë ishte kthyer në Itali, në rolin e profesorit universitar, për të mos u rikthyer më në Shqipëri, e cila figurën e tij e konsideroi të rrezikshme dhe antikombëtare, duke marrë po për shkak lidhjet e tij me pushtetin fashist dhe rolin e tij të rëndësishëm në qeverinë e instaluar pas pushtimit.

Fat të njëjtë patën edhe Gurakuqi, Valentini e figura të tjera, të cilat me ardhjen e pushtetit komunist, u shpallën të padëshiruar për vendin, duke krijuar një re të zezë mbi personalitetet e tyre, pavarësisht nga kontributi në fushën e albanologjisë. Edhe sot në publikun shqiptar, debatet mbi këto figura kthehen jo rrallëherë, në momente të ndryshme, por gjithmonë të ngjashme në njëtrajtësinë e tyre, duke dështuar të sjellin në pah një qasje të re, të paanshme mbi figurat e tyre. Camaj, si një i ri në anën tjetër, i ndihmuar nga Koliqi dhe komuniteti shqiptar në Itali, po krijonte ngadalë figurën e tij në botën albanologjike, duke u zhvendosur shumë shpejt nga Italia në Mynih, aty ku dhe do të kishte mundësinë të kishte kontakte më të afërta me Babingerin.

Dalëngadalë, jo shumë kilometra larg shtetit shqiptar, po konsolidohej një tabor personalitetesh në ekzil, i cili nëpërmjet botimeve dhe revistave kulturore po i dilte karshi një elite të re intelektuale në Shqipëri, e cila po formohej nga individë pothuajse të panjohur si për vendin dhe botën e jashtme, të cilët do të bëheshin shpejt elita përfaqësuese e pushtetit të gjatë e të hekurt komunist shqiptar. Kështu, në mes të kësaj bote të re shkencore shqiptare të ndarë nga një çarje e thellë që nuk do të mund të ngjitej kurrë, gjendeshin shkencëtarët e huaj të cilët për një arsye apo tjetrën, dylbitë e interesit kërkimor i kishin kthyer nga populli i shqiponjave. Tërthorazi, betejat për tërheqjen e studiuesve të huaj në fushën e tyre gravituese si nga Roma ashtu dhe nga Tirana kishin filluar dhe radha e Babingerit po vinte shumë shpejt.

Për shembull, në mars të vitit 1960, Ernest Koliqi, Martin Camaj, Matilde Macinelli, drejtoresha e revistës “Shêjzat”, e krijuar nga Koliqi më 1957, e figura të tjera të afërta, do të organizonin një koktej për nder të tij në hotelin “Flora” në Romë, ku morën pjesë edhe të ftuar të tjerë të shumtë si ministri Gennaro Cassiani, një njohës dhe admirues i kulturës arbëreshe, vetë Françesko Jakomoni, ish-mëkëmbësi italian në Shqipërinë e pushtuar nga forcat italiane si dhe nga ish-funksionarët politikë shqiptarë, Kolë Mirakaj e Ali Këlcyra.

E jo rastësisht, nderi që e përjetoi Babingeri me ftesën në Romë, nuk kishte si mos të ofrohej pak kohë më pas nga ana tjetër e botës intelektuale shqiptare në Tiranë. Mirëpo, kishte dy probleme. Së pari, Gjermania pas luftës qe ndarë në dy shtete dhe Babingeri qe qytetar i Republikës Federale, shtetit me të cilin Shqipëria nuk kishte raporte diplomatike. Së dyti, për Shqipërinë e kohës, çdo i huaj nga një vend jo mik, së pari ishte armik apo diversant deri sa të vërtetohej e kundërta, duke lënë barrën e provës në interpretimin që do t’i bëhej punës së tij, e vetëm tek atëherë, mund të kalonte anës tjetër të lumit që ndante miqtë nga armiqtë e Republikës Popullore.

Fatmirësisht, Franz Babingerin, në këtë rast, do ta shpëtonte me fytyrë qasja e tij ndaj figurës më të rëndësishme të historisë shqiptare para, gjatë dhe pas komunizmit; asaj të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Kështu, dera e hekurt e diplomacisë shqiptare do të hapej shumë pak, por mjaftueshëm për të ftuar orientalistin gjerman në vend.

Kështu, më 31 mars të vitit 1962, nga zyra e Universitetit shtetëror, në rrugën “Labinoti”, në Tiranë, prof. Aleks Buda do të niste një letër për një vendbanim në rrugën “Dachauer” numër 140c, për Prof. Dr. Franz Babingerin. Zarfit i ngjiti edhe tri pulla postare që kushtonin në total 13 lekë, me imazhet e Kongresit të katërt sindikal botëror dhe të një punëtoreje të Fabrikës së Sheqerit “8 nëntori” në Maliq. Kjo letër, e shkruar në një gjermanishte të rrjedhshme, me nderime të larta për pranuesin, ishte ftesa zyrtare për pjesëmarrje në Konferencën e Parë Albanologjike, që do të mbahej po atë vit, më 15 deri 21 nëntor, në Tiranë. Të qenët shkencëtar i dashur nga një vend i padëshiruar ishte padyshim një emocion i veçantë për orientalistin gjerman. Entuziazmi i tij mund të vërehet qartë në letrat që ai u dërgon individëve të ndryshëm, me të marrë lajmin. Edhe pse shëndetlig, një udhëtim në Arnautlandin e ri, ishte aventura që ai nuk donte ta humbte assesi.

Me gjithë ftesën bujare të Budës dhe premtimin për një kohë të mirë ku Babingeri do njihej me Shqipërinë e re dhe zhvillimet që janë bërë në të, realiteti, mjaft i qartë për Babingerin dhe këdo që jetonte në atë periudhë, tregonte se një udhëtim drejt Shqipërisë nuk ishte aspak i lehtë. Për ilustrim, po të krahasojmë me ditën e sotme, nga adresa e shtëpisë së tij në Mynih deri në Pallatin ku do të mbahej Konferenca Albanologjike në Tiranë, Babingeri do të duhej të priste një biletë të vetme avioni në drejtimin Mynih-Tiranë, fluturimi i të cilit nuk do të zgjaste më shumë se 1 orë e 40 minuta.

Learn more

Këtu do t’i shtohej një udhëtim i shkurtër nga Aeroporti i Rinasit te vendtakimi, dhe në versionin më të pafat, Babingeri do të ishte i ulur në panelin e njërës nga sallat pas vetëm 4 orëve udhëtim. Më 1962, përjashto sfidat që ai kaloi për të marrë vizën e udhëtimit, Babingeri në skenarin më të mirë do t’i duhej të fluturonte në Romë, dhe nga atje të priste një lidhje ajrore në drejtim të Tiranës. Versioni i propozuar nga Aleks Buda, përmes Pragës, si duket do ta stërmundonte 71-vjeçarin gjerman, andaj, për të evituar torturën administrative, do të insistonte në të parën. I përballur me këtë sfidë infrastrukturore, Babingeri i thotë Budës, e jo pa vend, që lidhjet e transportit me Shqipërinë qenë më të vështira se ato të kohëve të Skënderbeut.

Më të vështirë emocionalisht e bën udhëtimin e tij një aksident që gruaja e tij Margot përjetoi, pak ditë para nisjes për Tiranë. Meqë Margot nuk do të arrinte të udhëtonte në Shqipëri, frika e Babingerit për mungesën e dikujt që të kujdesej për të, nuk mund të mos ikte pa u vërejtur. Si duket, ngushëllim do të gjente tek ardhja e Maximilian Lambertzit, albanologut të madh austriak dhe të shoqes së tij, sado që ata vetë qenë të shtyrë në moshë. Lambertz, që i solli publikut të madh gjermanofolës njohuri të reja mbi gjuhën e kulturën shqipe, mbi Kanunin e Lekë Dukagjinit dhe Lahutën e Malcís të Gjergj Fishtës, jo më shumë se katër muaj më parë, kishte mbushur të tetëdhjetat. Me gjithë shpresën si duket, edhe ky i fundit nuk do të arrinte të vinte, dhe referati i tij do të dërgohej me postë për Konferencë. Kështu, Babingeri do të ishte i vetëm në udhëtimin e tij të shumëpritur.

Një qytetar i Gjermanisë Federale në Republikën Popullore të Shqipërisë

Orientalisti bavarez shkeli më në fund tokën shqiptare. Udhëtimi shkoi si mos më mirë. Ai mbajti një kumtesë mbi Arianit Komnenin, prezantoi gjetjet e tij për piktorin Mark Bazaiti në një takim me Lidhjen e Shkrimtarëve, si dhe takoi shumë personalitete te reja, përfshirë studiues e politikanë. Sikur të mos mjaftonte kjo, ai u takua edhe me të parin e shtetit, Enver Hoxhën. Tani, me vizën e parë si rezultat i qasjes së tij pozitive ndaj heroit kombëtar, si dhe me vulën e dytë, pas përshtypjes jo të keqe që i la, të dytit më të rëndësishmit sipas historiografisë së kohës, Babingeri e bëri zyrtarisht vendin në Shqipëri. Në një bisedë, sipas tij, Hoxha e ftoi që vitin tjetër të vinte për të kaluar pushimet verore në Durrës, udhëtim ky që nuk u bë. U propozua të ftohej edhe njëherë, në vend të studiuesit danez, Gunnar Svane, më 1965. As edhe kjo nuk u bë. Fati i tij si duket qe shkruar për në vitin 1967 ku bileta do të përdorej për fatin e keq të tij dhe botës akademike vetëm për vajtje.

(VIJON)