Një mësues është ai që zgjon shpresat që kanë vdekur, zgjeron kufijtë e imagjinatës së nxënësve të tij dhe mbi të gjitha, gradualisht por me efikasitet, ngulë thellë brenda zemrës së nxënësve dashurinë për dijen dhe vlerën që ajo mbart.
Pikërisht, këto mësues mund të ndryshojnë botën! Dhe ne kemi më shumë se kurrë sot nevojë për to, për të ndryshuar Shqipërinë tonë!
Kemi nevojë që të rinjtë të kenë shpresë për të ardhmen, të besojnë që ato mund t’i ndryshojnë rrotat e historisë dhe mbi shumëçka që nëse ato duan dhe e besojnë, ata thjesht do e bëjnë.
Mësuesit kanë rolin kryesor në frymëzimin e këtyre akteve!
Qofshi të nderuar gjithmonë! /Julian Saraçi/Na Ishte Dikur