Një mbret pa kurorë, të paktën në Europë, por edhe këtu shumë shpejt mund të vijë kurorëzimi. Në Anfield ajo që bëri Liverpooli kundër Barcelonës nuk ishte diçka e zankonshme. Ishte një 90 minutësh që do të mbetet në librat e historisë së futbollit.
Një mbrëmje magjike, e denjë për një skuadër fenomenale dhe për një stadium mitik siç është Anfield. Deri më tani ekipet e drejtuara nga Klopp njihen për lojë të bukur, dhuronin spektakël, por që në fund nuk arrinin dot të merrnin frytet e punës së tyre.
Tre finale të humbura një me Borussia Dortmund në 2013-ën në Champions dhe një me Liverpoolin vitin e kaluar po në Ligën e Kampioneve dhe një tjetër në 2016-ën në Europa League, sërish në stolin e The Reds ndaj Sevillas.
Dihet që në futboll janë trofetë ata që bëjnë diferencën dhe për këtë pjesë Klopp nuk ka mundur dot të festojë por ndoshta tashmë ka ardhur momenti i shumëpritur për të parë gjermanin trimfues.
Pas ndeshjes me Barcelonën padiskutim që meritë kanë të gjithë lojtarët për atë çka dhanë në fushë, por një meritë e madhe shkon edhe për Jurgen Klopp i cili ia doli ta motivonte maksimalisht skuadrën për ta bërë të pamundurën të mundur. Një meritë që ia njeh edhe Mourinho.
Portugezi shpesh me komentet e tij nuk ka qënë edhe aq dashamirës ndaj gjermanit, por pas ndeshjes me të drejtë ish-trajneri i Manchester United suksesin e Liverpulit ia adresoi vetëm një njeriu Kloppit.
Portugezi e cilësoi sfidën si diçka që skishte të bentë më taktikën, apo filozofinë por me shpirtin e garës, forcën e grupit. Tanimë mbetet për t’u parë nëse në Madrid kjo skuadër do të pushtojë Europën.