osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nje leksion qytetarie demokratike për Shqipërinë (dhe Berishën) nga Kosova

Nje leksion qytetarie demokratike për Shqipërinë (dhe Berishën) nga Kosova

Tri ditë më parë, në Kosovë shpërtheu një skandal, pasi deputetja e PDK-së Flora Brovina denoncoi një përdhunim ndaj një vajze kosovare, i cili, sipas saj, ishte kryer nga paraushtarakë serbë gjatë luftës së 10 vjetëve më parë, duke treguar një fotografi që paraqiste skenën.

Portali Gazeta Express zbuloi se fotografia ishte marrë nga një video pornografike e realizuar në Irak, kështu që edhe denoncimi i Flora Brovinës ishte një bllof. Ngatërresa tragjike, që ju solli ndër mend mijëra familjeve kujtimet e tmerrshme të vuajtjeve të përjetuara gjatë luftës, sidoqoftë, u kthye në një leksion të qytetarisë demokratike.

Çfarë ndodhi, në fakt, pasi një media demaskoi bllofin?

1)Vetë PDK-ja, ku ajo bën pjesë, kërkoi dorëheqjen e deputetes Flora Brovina për përbaltjen e imazhit të Kuvendit me denoncimin e saj fals

2) Prokuroria Speciale hapi një hetim dhe e mori menjëherë në pyetje Flora Brovinën për të mësuar origjinën e fotografisë

3)Flora Brovina pranoi se kishte publikuar fotografinë pa bërë verifikimet e duhura dhe kërkoi falje

4)Në më pak se 48 orë skandali u sqarua dhe historia u mbyll me kaq.

Ka vite që politikanët shqiptarë në Shqipëri hedhin akuza, që, më pas, rezultojnë se janë bllofe. Ka vite që Kuvendi përbaltet me shpifje dhe lajme të rreme.

Ka vite që ish-kryeministri Sali Berisha publikon, në Kuvend dhe jashtë Kuvendit, fotografi false, akuza të sajuara dhe histori të manipuluara. Dhe ka vite që (pak) media kanë kurajon ta demaskojnë atë, pikërisht sikurse bëri Gazeta Express me Flora Brovinën, por nuk ndodh asgjë.

Pasi, ndryshe nga ç’ndodhi në Kosovë, këtu në Shqipëri asnjë nuk skandalizohet më nga gënjeshtrat e politikës, asnjë prokurori nuk heton mbi fotografitë false të publikuara nga Berisha dhe politikanët e tjerë dhe asnjë politikan nuk ka kërkuar kurrë falje. As kur gënjen. /Pika e zezë