osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Një kujtim i shtrenjtë nga aktori i madh Sandër Prosi

Një kujtim i shtrenjtë nga aktori i madh Sandër Prosi

Prof. Agim Vinca

Në vitin e largët 1971 punoja si profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Gjimnazin e Strugës. Një ditë, pas mësimit, në qendër të qytetit pashë një grup artistësh nga Shqipëria, që po ktheheshin nga Prishtina në Tiranë. Atëherë sapo kishte filluar bashkëpunimi kulturor Kosovë-Shqipëri. Në grup ishin, sa më kujtohet: regjisori Viktor Gjika, aktorët Sandër Prosi e Edi Luarasi dhe një a dy të tjerë, që nuk më kujtohen. As shoqëruesi i tyre nga Prishtina nuk më kujtohet mirë. Gjithnjë më duket se ishte drejtori i “Kosova-filmit”, poeti Azem Shkreli, me të cilin njihesha mirë nga koha e studimeve në Prishtinë.

Sapo kishin zbritur nga makina në qendër të qytetit, para godinës së komunës, aty ku atëbotë ishte stacioni i autobusëve dhe në çdo kohë kishte njerëz. Njerëzit i shihnin, por nuk guxonin t’u afroheshin, e aq më pak të flisnin me ta. Frika i ka sytë e mëdhenj, thonë.

Isha i ri, 24 vjeç dhe s’e njihja këtë ndjenjë. Kurse ata i njihja kryesisht nga ekrani. U afrova dhe pasi i përshëndeta, i ftova për një kafe. Pranuan. Shkuam te kafja e Izetit prapa komunës. Porositëm nga një pije dhe biseduam kryesisht rreth roleve të tyre në film e teatër, si dhe rreth vizitës në Kosovë. Edhe ata më pyetën se ç’punoja, me se merresha. U tregova se kisha studiuar në Prishtinë dhe se tani punoja si mësues letërsie këtu në vendlindje. Dhe se merresha ngapak me shkrime, por ende nuk kisha botuar ndonjë libër.

Kisha bërë edhe një shkrim për “Javën e filmit shqiptar” në Strugë, që e kisha botuar te gazeta “Flaka e vëllazërimit”, ku kisha thënë ndonjë fjalë edhe për rolet e tyre (të Sandrit, Edit dhe të tjerëve) në filmat “Ngadhënjim mbi vdekjen”, “I teti në bronx”, “Plagë të vjetra” etj. Para se të ngriheshim nga lokali, ku ishim në thjerrëz të shikimeve të klientëve dhe, natyrisht, edhe të agjentëve të policisë, që në këso rastesh ishin shumë aktivë, Sandër Prosi nxorri nga xhepi një fotografi (ishte në njërin nga rolet e tij, më duket në atë të Doktor Borovës te “I teti në bronx”) dhe ma dhuroi me dedikim, duke shkruar në shpinë të fotos bardhë e zi me një stilolaps të kuq fjalët: “Shokut Agim Vincas për kujtim. Sandër Prosi”. Por, fatkeqësisht, jo edhe datën. As unë s’u kujtova ta vija më vonë.

Nuk u kujtova as të bënim ndonjë fotografi bashkë, gjë që asokohe ishte punë jo edhe aq e lehtë, sepse fotografitë mund të bëheshin vetëm me aparat fotografik dhe, zakonisht, te fotografët profesionistë, e jo edhe me celular si sot. Në Strugë atëbotë kishte vetëm dy fotografë. Asnjëri nga ata nuk ishte shqiptar.

U gëzova kur e gjeta këto ditë këtë fotografi, që e ruaj si kujtim të shtrenjtë dhe vendosa ta bëj publike si një kontribut i vogël për figurën e madhe të Sandër Prosit (1920-1985), por edhe për vështirësitë e komunikimit të shqiptarëve këndej kufirit me ata të “shtetit amë”, si e quanim ne me dashuri Shqipërinë shtetërore, dikur.

Nderim aktorit të madh Sandër Prosi, që ka hyrë përjetësisht në kujtesën e kombit!