Dyrrah City, do të jetë klubi i ri në Shqipëri. Mësohet se Dyrrah City, do të jetë klubi satelit i Manchester City.
Me vendodhje në Durrës, klubi do të ketë pronarë nga “City Group” dhe qeverinë shqiptare.
Ditën e sotme është zbuluar edhe logo e klubit, që pritet të zyrtarizohet në vijim.
Manchester City ka njoftuar zyrtarisht se në Vjeshtën e vitit 2024 do të hapet akademia e futbollit në Durrës.
Kjo shkollë futbolli është bashkëpunim mes skuadrës angleze Manchester City dhe Ministria shqiptare të Arsimit dhe Sportit.
“Me 8 shkolla futbolli të Manchester City në botë, kjo do të jetë shkolla më e fundit. Përveç shkollës së futbollit, Ministria shqiptare e Arsimit dhe Sportit po lancon gjithashtu një akademi elitë në Vjeshtën e 2024 për futbollistët vendas që synojnë nivelet më të larta. Akademia do të krijohet me konsulencë nga City Football Group, organizata mëmë e Manchester City”, njofton klubi anglez.
Lajmi është mirëpritur edhe nga Kryeministri Edi Rama, i cili bën me dije se brenda Pranverës hapet kantieri në Durrës.
“Lajm i bukur deklarimi zyrtar i fillimit të rrugëtimit të shkollës së kampionëve të Manchester City-it në Shqipëri. Procesi është gati pas një pune të përbashkët dhe projekti i kampusit është gati gjithashtu. Brenda Pranverës do të hapim kantierin në Durrës, ku do të kemi një nga kampuset më të bukur të konstelacionit të Manchester City-it nëpër botë”, shkruan Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.
Marrëveshja mes Qeveria Shqiptare dhe Manchester Cityt për të krijuar shkollë futbolli në Durrës u nënshkrua në Prill 2023.