osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Një këshillë për Elonën dhe përdoruesit e saj!

Një këshillë për Elonën dhe përdoruesit e saj!

Nga Dritan Hila

Sot “shoqëria civile” paska vënë një grua të më kërcënojë. Madje do më hedhë nga dritarja. Nuk e kisha dëgjuar më parë këtë tipen. Quhet Elona Caslli.

Më treguan që paska shkruar edhe më parë për mua, kur i quajta turmën e kryesuar nga një idiot tjetër, Altin Goxhaj, që dolën në tubim ditët e fundit të karantinës duke e thyer atë dhe bërë që situata të precipitojë.

Nuk do të merresha me të, pasi është e dhjeta në një turmë që kërkon të bëjë zë duke sulmuar emra të njohur, produkt tipik i skalioneve të kokëboshëve aspirantë për qeverisje.

Sot kur secili prej nesh ka një njeri që ka humbur jetën ose është nën maskë oksigjeni, e kupton papërgjegjshmërinë e kësaj skuadre idiotësh që ende e mohojnë apo kërkojnë heqjen e kufizimeve.

Këtë javë, tufës se torollakëve i paska bërë përshtypje që unë kam botuar reagimin e atyre, që u bënë target i sulmit të opozitës për një darkë në Dubai.

Madje kanë aluduar që kemi qenë pjesë e delegacionit. Me siguri janë të bindur që në media duhet dëgjuar vetëm zurnaja e çjerrë e tyre dhe duhet menduar vetëm sipas standardeve intelektuale dhe të lirisë qe ofron kjo tufë.

Madje ka ca kohë që kanë vënë gjithë skotën e tyre t’i bëjnë report faqes. Le të vazhdojnë.

Nuk do merresha fare me këtë koburen, por kanë bërë një hap më tej: Nga gryka e Elonës kanë kërcënuar se do të më hedhin nga dritarja.

Ndaj kam dy mesazhe, një për Elonën dhe tjetrën për pagatorët e Elonës. Elona, mos u bëj shkrepëse që mund të ndezë një zjarr, se shkrepësja dihet, digjet e para.

Në vend të kësaj, fillo të lexosh se je fare dyst nga fjalori, stilistika dhe logjika, megjithëse mund të duket vetja e mençur në atë tufë gjysmakësh.

Ndërsa për porositësit e Elonës, thjesht dua t’u them se di ku ta kërkoj përgjegjësinë, qoftë edhe po m’u ça një gomë makine./dritare.net