Policia irlandeze ka arritur të gjejë një adoleshente shqiptare që ishte shpallur e humbur prej një jave. Olta Dodaj, 17 vjeç, është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore, por mediet irlandeze nuk japin shumë detaje se ku ndodhej vajza gjatë 7 ditëve që familja e kërkonte.
Ajo humbi kontaktet në 11 prill dhe prindërit e raportuan në polici. Në kërkimin e saj u angazhua edhe komuniteti shqiptar në Irlandë. Tashmë ajo ndodhet pranë familjes dhe në gjendje të mirë shëndetësore.