osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Një intrigë e KLP! Sfidon apelin e Vettingut, KPA dhe propozon rikthimin e prokurorit Besnik Cani në detyrë

Një intrigë e KLP! Sfidon apelin e Vettingut, KPA dhe propozon rikthimin e prokurorit Besnik Cani në detyrë

Në Këshillin e Lartë i Prokurorisë u propozua përmes një draft-projekti rikthimi në detyrë i ish-prokurorit Besnik Cani, bazuar mbi kërkesën e tij dhe një interpretim kontrovers të vendimit të Gjykatës së Strasburgut.

Vendimarrja u shty për shkak të qëndrimit të Avokatit të Shtetit, që i kujtonte KLP-së detyrat kushtetuese të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Nga Vladimir Karaj

I mbledhur në seancë plenare të enjten, Këshilli i Lartë i Prokurorisë e shtyu shqyrtimin e pikës 3 të rendit të ditës, që kishte të bënte me diskutimin dhe miratimin e një projekt-akti për rishikimin e një vendimi të Këshillit sa i përket mbarimit të mandatit të ish-prokurorit Besnik Cani si anëtar i KLP-së.

Kur diskutimet mbërritën në këtë pikë, anëtarja e KLP-së, Nurihan Seiti kërkoi fjalën para se relatori i draftit, Bujar Sheshi të lexonte projektin.

Seiti kërkoi të dinte nëse në projekt ishte marrë parasysh qëndrimi i Avokatit të Shtetit, që siç tha ajo, i kërkonte KLP-së në një relacion “të lidhte vendimmarrjen e tij me detyrat kushtetuese të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”.

Sheshi tha se relacioni i Avokatit të Shtetit ishte bashkëlidhur vendimit të Gjykatës së Strasburgut për cështjen Cani kundër Shqipërisë, por tha se komisioni “nuk e ka marrë parasysh”. Sheshi tha se KLP ishte marrë vetëm me vendimin e saj dhe kërkesën e subjektit. Por menjëherë pas kësaj, kërkoi shtyrje të vendimmarrjes “për të parë edhe këtë element”.

Pas seancës, kryetari i KLP-së, Alfred Balla i tha BIRN se projekt-akti parashikonte kthimin e Canit si prokuror në prokurorinë e Elbasanit. “Në KLP nuk e kthejmë dot, kështu që u propozua kthimi në prokurorinë e Elbasanit,” tha Balla.

Balla la të kuptohej se vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që vendosi shkarkimin e Canit, ishte rrëzuar pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut, ndërsa interpretoi se në fuqi mbetej vendimi i shkallës së parë të vetingut, që e pati konfirmuar Canin në detyrë.

Ish-prokurori Besnik Cani u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit më 27 shkurt 2020, ndërsa ishte anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Sipas vendimit të KPA-së, Cani kishte cënuar besimin e publikut te drejtësia si dhe kishte bërë deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë.

Pas kallëzimeve dhe ankimeve ndaj dy anëtarëve të trupës, Luan Daci dhe Ardian Hajdari, Cani e ankimoi vendimin në Gjykatën e Strasburgut. Më 4 tetor 2022, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut gjeti shkelje të nenit 6.1 të Konventës për të Drejtat e Njeriut sa i përket “të drejtës së një gjykate të krijuar me ligj” në vetingun e ish-prokurorit Besnik Cani kundër Shqipërisë.

Sipas Strasburgut, zgjedhja e Luan Dacit nga Kuvendi i Shqipërisë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ishte bërë pa kryer verifikimet e duhura prej autoriteteve dhe se Daci nuk duhej të kualifikohej për të qenë anëtar i KPA.

Por Gjykata e Strasburgut i rrëzoi kërkesat e tjera të Canit, përfshi atë për t’u rikthyer në detyrë dhe kërkimin për një dëmshpërblim financiar me rrogën mujore. Vendimi nuk jep një zgjidhje përfundimtare për rastin dhe për procesin e rivlerësimit dhe e lë atë në dorë të qeverisë shqiptare dhe vetë Canit, ndërsa sugjeron si zgjidhje rihapjen e dosjes së rivlerësimit dhe gjykimin nga një trupë e krijuar sipas ligjit.

“Gjykata merr parasysh qëndrimin e qeverisë se mund të ketë një rrugë ligjore për kërkuesin për të kërkuar rihapjen e procedurave. Prandaj, duke pasur parasysh rrethanat e çështjes në fjalë dhe në masën që kjo mund të jetë e mundur sipas ligjit të brendshëm, forma më e përshtatshme e dëmshpërblimit për shkeljen e së drejtës së kërkuesit për një “gjykatë të krijuar me ligj” sipas nenit 6.1 të konventës do të ishte rihapja e procesit, nëse ankuesi e kërkon këtë rihapje, dhe rishqyrtimi i çështjes në një mënyrë që është në përputhje me të gjitha kërkesat e nenit 6 .1 të Konventës,” thuhet në vendim.

Ndërkohë, Strasburgu e ka rrëzuar shprehimisht kërkesën e Canit për të prishur vendimin e Kolegjit dhe po ashtu edhe për të urdhëruar kthimin e tij në detyrë.

I pyetur mbi vendimin e Gjykatë së Strasbugut, Balla tha se KLP merrte në shqyrtim rastin sa i përket vendimmarrjes së vetë Këshillit, duke iu referuar vendimit 76 të 4 marsit 2020 që shpallte mbarimin e mandatit të Canit si anëtar i Këshillit. I pyetur mbi argumentet ligjore, Balla tha se bëhej fjalë vetëm për draft. “Kur ta mbarojmë. Tani është draft i propozuar KLP-së,” shtoi ai.

Seanca e mbledhjes së KLP-së u ndoq nga përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.