Shkrimtari Zija Çela ka qenë skenarist i filmit “Në pyjet me borë ka jetë”, aty ku aktori Rikard Ljarja gjeti dhe fatin e jetës, Marjeta Ljarjen me të cilën u martua.
Çela thotë se e ka quajtur fatlum atë film dhe madje edhe filmin e jetës sepse bëri krushqi dhe bashkoi një çift.
Ai thotë se ishte dëshmitar i vetëm i ceremonistë martesore mes Rikardit dhe Marjetës, diçka e pazakontë pasi po martoheshin dy aktorë të mëdhenj shqiptarë.
”Riku pati tjetër fat, unë tjetër fakultet. Pastaj u ritakuam shumë më vonë.
Ka diçka, po me gjasë ka nga ato zarfat që të vijnë por ti nuk i hap. Kur e hap pas shumë vitesh e kutpon lidhjen. Unë bashkë me time shoqe kemi qenë 9 vjet në Kukës dhe e kemi nisur në fshatrat e Kukësit. Kisha humbur shumë kohë në takimet me Rikardin. 1 vit para se të xhirohej filmi isha në Tiranë. Këmbëngulja e Rikut ishte shumë e madhe.
Nuk e dija që në atë film Rikardi do gjente dhe fatin e jetës së vet. Filmi është xhiruar shumica në Linzë. Kur e shoh filmin më zbulohet edhe marrëdhënia që kanë. Rikardi ishte aktor dhe protagonist, Marjeta ishte po ashtu aktor dhe protagonist. Aktoren regjistori e gjeti në Pogradec pa ditur si do shkonte puna dhe ishte taksur që ta bënte ajo.
Vetë natyra e atij filmi ishte e shëndetshme, pa sekretarë, pa parrulla, pa ideologji. Ishte filmi i jetës.
Marjetës i hapej shpirti, ndizen fitilat dhe kam përshtypjen se në një farë kuptimi merrnin dhe jepnin nga njëri- tjetri. Ushqenin me dashuri njëri- tjetrit.
E kam quajtur fatlum sepse bëra krushqi. Unë kisha një çift të martuar aty por bëra një çift tjetër. Në këtë rast jam kumbari.
Ishte interesant kur Rikardi më tha që do bënte celebrimin me Marjetën dhe më tha që ti do jesh kumbari. Shkuam në gjendjen civile dhe para një zyrtari ku do kryheshin formalitetet. Unë po mendoja dy artistë kaq të famshëm dhe asnjë lajm asnjë. Nuk është si sot. Ja bën dikujt me dorë do bëhet lajm.
Një çift i famshëm po bënin celebrimin dhe vetëm një dëshmitar. Kur dolëm shkuam në kafe. I kërkuan nunit të vet që hë kur u celebrove ti, kë pate dëshmitar. Ishte marrëdhënie publike jo e fshehtë.
Në rolet e tij më dramatike ai ka një butësi njerëzore të pashitshme. AI si artist e interpretonte urrejtjen kurse si njeri nuk urrente dot.
Kamera ka qejf fytyrën me volume. Rikardi kishte fytyrë me volume.”- tha Zija Çela./BW/