osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Një histori e patreguar me Sokol Olldashin

Një histori e patreguar me Sokol Olldashin

Nga Mitro Çela

Messhkurti 2018. E shtunë.

Sipas zakonit, por pa Ezmerkën, shtyva portën e “Çokolatinit”. Pas meje hyri Henri Çili.

‒ Qenkemi të parët. E pimë kafenë bashkë?

Në pritje të kamerierit, hapa çantën. Nxora librat: “Unë, politikani i dështuar” dhe “Përsëri me Filipin”. U hodhi një sy diagonal. I la mbi tavolinë, duke më thënë:
‒ Gazetarët që kanë shkruar në dy sisteme janë “krasitur” rëndë. Pse nuk bën një libër? Ndajmë rolet. Ti ta shkruash, unë ta botoj.
Ky ishte sebepi, “muza”, de… Por unë nuk kam durim të gatuaj një libër. Më shumë më pëlqen të qep e shqep artikuj të botuar … duke shtuar esse fringo …

***

Viti 1992.

U “pagëzova” ekonomist. Më emëruan në Ministrinë e Financave. Ajo më dërgoi në Krujë. Nuk qe e thënë. Përfundova gazetar. Fat? Jo. Në epokën e Enverit fati nuk ekzistonte për individin. “Fatin” e gatuante nëna parti. “Fatin” tim e gatoi Sokol Olldashi, ende me pelena. E vlen ta tregojmë. Darkën e Vitit të Ri 1972 u mblodhëm në shtëpinë e vëllait, doktor Polikronit. Ra telefoni:

– Alo! Polo … Jam Dashnor Mamaqi. Jam bërë me nip. Është ftohur shejtani i vogël, edhe pse vetëm dy muajsh …

Po të dërgoj makinën. Do të jem edhe unë në shtëpi … Një rrugë e dy punë. Vizito djalin dhe pimë nga një gotë “thanuqe”, siç i thoni ju rakisë në Mbrezhan.

Pas dy orësh Polikroni u kthye. Buza vesh më vesh. Pse, vallë?!

– Dashnor Mamaqi është kryeredaktor i gazetës “Zëri i Popullit”. Është përmetar. I vizitova djalin e vajzës, të Kozetës. Të voglin e quajnë Sokol Olldashi … I tregova se Mitroja jeton me mamanë. Kemi edhe një vëlla dhe një motër që jetojnë bashkë. “Dua që Mitroja të punojë në Tiranë … i thashë. Më tha: “Do ta marrim Mitron në gazetë. Është me fat, se është emëruar në Ministrinë e Financave. Ministër është Sali Verdha. Kemi qenë në një brigadë. Ai komandat. Unë komisar. Nuk do të ma prishë”.

Një javë më vonë Dashnor Mamaqi i dha “sihariqin” vëllait. Shkova në gazetë … Nëpër shkallë takova Fatmir Kumbaron. Ishte gazetar i ri.

– Urime! – më tha. – Do të bëhesh gazetar. Je me fat o, mikun e ke me nishane.

– As kam shkruar, as kam ëndërruar, e as kam penë për gazetar.

– Edhe djalli nuk është aq i zi sa thonë!

Fatmiri kishte të drejtë. Miku im, Sokol Olldashi, ishte edhe me pelena edhe me “bole” të mëdha. Dhe … paradoks! Unë jo vetëm që u bëra gazetar, por kam 46 vjet që nuk e “lëshoj penën nga dora”.

Po Sokol Olldashi? Nuk pata fat ta takoja. Në vitin 1975 Dashnor Mamaqi përfundoi në burg … Familja u shpërbë dhe u shpërnda …

***

Mars 1991.

Punoja në gazetën “RD”. Ra dera. Në zyrë hyri një djalë i ri.

– Kam bërë ca vjersha!

– Nuk botojmë vjersha … Po e hapëm lojën, do të na mbysin. Gjysma e shqiptarëve janë poetë të lindur. Si të quajnë?!

– Sokol Olldashi.

– Hajde dynja, hajde! Kur ishe me pelena “ndërhyre” te gjyshi të bëhesha gazetar. Pas 20 vjetësh po të laj borxhin: Po të botoj disa vjersha …

Në vitin 1999 shkrova një cikël artikujsh me titull “Kronikë e një politikani të dështuar”. I botova në gazetën “Albania”. Sokoli ishte zëvendëskryeredaktor. Ishte i pari që “firmoste” për botim. Kur përfundonte një artikull më thoshte: “Shumë borxhe më ke, Mitro Xhani! Nuk lahen me tre strofa që më botove tek ‘RD’‒ja”.

Kam edhe një episod që ia vlen të tregohet. Në dosjen (23) të botuar më 30 korrik 1999, këmbët i kisha nxjerrë jashtë jorganit! Në darkë, ra telefoni:

– Alo! Mitro?! Jam Sokol Olldashi. Artikulli është tepër i gjatë. Duhet shkurtuar! Ku duhet ta vëmë gërshërën?

– Nuk ka gërshërë për kronikat e mia! Unë e kam deklaruar! Artikujt me firmën time janë si diskutimet e shokut Enver: Nuk shkurtohen! Natën e mirë!

– Zoti Mitro, mendohu mirë! Mos e merrni kaq rrëmbyer! Pastaj … kanë ndryshuar kohët. Ti ke ndonjë ide?!

– Idetë unë i kam badihava: për rastin konkret do të ishte e rrugës të zgjeroni faqen e gazetës!

– Ka probleme teknike! Këtu kam Laurën që bën faqosjen. Edhe ajo thotë se duhen vënë gërshërët!

– Olldash! Je edhe gazetar me përvojë! Pse e thua kryesoren në fund! Ti e njeh dobësinë time për biondet! Mund të bisedoj me Laurën? “Alo, merr gërshërën dhe prit ku të duash dhe çfarë të duash, nga mesi e lart … i kronikës! Kur fut ti duart, fle i qetë!”

Në mëngjes mora gazetën. Çdo gjë e përkryer. Kisha vetëm një detaj. Ishte botuar koka e kronikës. Trupi do të botohet të dielën! Nuk u shqetësova, precedenti ekziston: koka e Ali Pashë Tepelenës prehet në Stamboll – trupi në Janinë!

—————–

Janar 1972. Ngjita shkallët e godinës së “ZP”, një ndërtesë trekatëshe, në krah të Ministrisë së Drejtësisë. Shtyva një derë. U futa në korridor. Para meje, Fatmir Kumbaro. Ishim bërë miq, duke shëtitur te Broduej. Në atë mot ishte bërë modë: shëtitje nga kafe “Flora” (Rruga e Durrësit) deri te pallati ku banonte Kadareja me Agollin.

‒ Urime o yll i ardhshëm i gazetarisë! ‒ tha Fatmiri.
‒ Nuk të shkon me mua sarkazma. Unë kam ardhur të bëj borderotë e gazetarëve. Jam zero me xhufkë në shkrim.

Me magji do të bëhem gazetar?!

‒ Edhe djalli, nuk është aq i zi, sa thonë! Në fund të korridorit të pret Vangjush Gambeta, zëvendëskryeredaktori.

Mjeshtër i madh i gazetarisë.

VANGJUSH GAMBETA

Para meje një mesoburrë. Në buzë: cigaren. Me syze. I zeshkët. Diç shkruante.

‒ Ulu Mitro! Do të punojmë bashkë. Do të jesh gazetar në sektorin ekonomik …

‒ Nuk di të shkruaj. Jam ekonomist.

‒ Edhe unë jam inxhinier sheqeri … Gazetaria mësohet. Si puna e notit. Do punë. Do lexim. Shkolla? Ke mësues mjeshtra: Faik Konica. Fan Noli. Nonda Bulka. Librat i kemi në bibliotekën tonë. Lart. Në katin e tretë. Marjana është edhe e bukur dhe e zgjuar! Qepju … nuk t’i kursen edhe librat e “verdhë” të ndaluar, de!

Ditë më vonë. Ngjita një palë shkallë. Shtyva derën.

‒ Të kam pritur, ‒ tha Marjana. ‒ Kemi shumë libra. Të vjetër. Të rinj. Të verdhë. Rusisht. Italisht. Frëngjisht. Anglisht. Dritëro Agolli ka një huq të bukur. Merr libra duke më dhuruar një puthje.

Nuk i kthen. Hallall! Ismail Kadareja lexon si rrufeja. Nuk di të mbajë libra. Huqin e Dritëroit e ndjek Xhevahir Spahiu “Jam poet, ‒ thotë, ‒ marr libra. Harroj t’i kthej”. Me Paskal Milon nuk matet asnjë gazetar me librat që merr. Me orë rri në bibliotekë edhe Shefqet Musarai. Këtu janë ulur edhe Javer Malo, gazetari që u bë ambasador në Francë. Edhe Misto Treska, përkthyesi me shumë kulturë.

Mora “Lahutën e malësisë”.

‒ Nuk po e shënoj në “defter”, ‒ tha Marjana.

Ishte ky “sebepi” që edhe unë imitova Dritëro Agollin …