osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Një grup i fortë për të gjithë, por UEFA po luan me zjarrin

Një grup i fortë për të gjithë, por UEFA po luan me zjarrin

Nga Klevis Hoxhaj

E premtja e 13 dhjetorit rezultoi e pafat si fabula që e shoqëron këtë ditë, për skuadrën kombëtare kuqezi, e cila u shortua në një grup të vërtetë “ferri”, praktikisht e fortë për të gjitha ekipet në Grupin K.

Shqipëria do të përballet në një sistem ndeshjesh vajtje-ardhje me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën në fushatën e saj eliminatore për Kupën e Botës Fifa 2026.

Gjithsej 16 vende të UEFA-s do të garojnë në finalet e Kupës së Botës FIFA me 48 ekipe në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara.

Kualifikueset evropiane janë planifikuar të fillojnë në mars 2025 dhe të përfundojnë me play-off në mars 2026.

Fillimisht, Shqipëria u përzgjodh në skenarin e padëshiruar të një grupi me pesë ekipe.

Preferenca do të kishte qenë që të shortohej në një nga grupet me katër skuadra midis 12 grupeve kualifikuese evropiane.

Kjo do t’i kishte mundësuar trajnerit Sylvinho që të lehtësonte punën duke përdorur hapësirat e ndeshjeve ndërkombëtare të marsit dhe qershorit për të luajtur miqësore dhe për të filluar fushatën konkurruese në shtator.

Përballja mes Serbisë dhe Shqipërisë paraqet gjithashtu probleme të mundshme jashtë fushës së gjelbër.

Disa orë para shortit, UEFA ndëshkoi pikërisht federatën serbe të futbollit për akte raciste nga tifozët në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, duke përfshirë përpjekjen për të djegur një flamur të Shqipërisë në Zvicër.

Të hënën, komiteti ekzekutiv i UEFA-s do të konfirmojë Serbinë dhe Shqipërinë si bashkë-pritës të Kampionatit Evropian U-21 në 2027, shkruan Associated Press.

Në një ndeshje Zvicër-Serbi muajin e kaluar, tifozët vizitorë u filmuan duke u përpjekur të ndezin një flamur të Shqipërisë.

UEFA tha se komiteti i saj disiplinor e akuzoi federatën serbe për “sjellje raciste dhe/ose diskriminuese” në Zvicër më 15 nëntor dhe në shtëpi në Danimarkë tre ditë më vonë, plus incidente të tjera duke përfshirë tifozët që shfaqnin një “banderolë të paligjshme”.

Precedentët

Shqipëria është përballur gjashtë herë me Anglinë duke u mundur në të gjitha ndeshjet.

Ekipi kuqezi ka arritur të shënojë vetëm një gol në minutat shtesë me Altin Rrakllin në fushatën eliminatore të vitit 2001, ndërsa ka pësuar 19 gola nga “Tre Luanët”.

Me Serbinë, skuadra jonë është ndeshur vetëm dy herë në fushatën eliminatore të vitit 2014, ku regjistroi një fitore në tavolinë 0-3 dhe një humbje 0-2 në ndeshjen e kthimit në “Elbasan Arena”.

Shqipërisë iu dha fitorja nga gjykata e arbitrazhit sportiv (CAS), pasi sfidoi me sukses sanksionet e vendosura nga UEFA.

Ndeshja kualifikuese për Euro 2016 në Beograd në tetor 2014 u braktis me rezultat pa gola pasi shpërtheu përleshja mes lojtarëve, tifozëve dhe zyrtarëve të ekipit në fushën e stadiumit të Partizanit.

Përleshja, ku përfshiheshin përfaqësues të të dyja palëve dhe huliganë që kishin zbritur në fushë nga tribuna, erdhi pas zbarkimit të një droni, i cili mbante një flamur me mbishkrimin “Autochthonous”.

UEFA reagoi ndaj incidenteve duke urdhëruar që Shqipëria të humbiste ndeshjen në tavolinë, ndërsa Serbisë iu dha një fitore e paracaktuar 3-0.

Megjithatë, Serbisë iu hoqën tre pikët dhe u urdhërua që të presë dy ndeshje kualifikuese në një stadium bosh.

Të dyja federatat u gjobitën me 100 mijë euro.

Me Andorrën, ekipi kuqezi ka fituar pesë ndeshje dhe është mundur vetëm një herë në një ndeshje miqësore në vitin 2002 (dhe një barazim në vitin 2019).

Interesante mbetet statistika e pesë përballjeve me Letoninë në vitet ’90 të cilat janë mbyllur të gjitha në barazim, më shumë bie në sy barazimi 3-3 në vitin 1999 ku spikati dygolëshi i sulmuesit Alban Bushi.

Reagimet

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, deklaroi pas shortit të hedhur në Zvicër për Kualifikueset e Botërorit 2026 se nuk e donte këtë grup për ekipin kuqezi.

“Nuk jam shumë i kënaqur dhe i lumtur, me atë çfarë sollën goglat. Mund të ishim në ndonjë grup tjetër, nga të gjitha këndvështrimet do të ishim më mirë. Pasi pashë skuadrat e para në grupe, ishe grupi që nuk doja nga të gjitha grupet. Nuk do të doja një përballje me Anglinë, nga ekipet më të forta”, u shpreh fillimisht shefi i federatës për transmetuesin Klan News.

Sipas tij, Serbia është një kundërshtar me “problemet e saj sensitive”.

“Uroj që në këto Kualifikuese të mendojmë të gjithë vetëm për sport”, vijoi Duka.

Ai shtoi se nuk “i pëlqen” as Andorra si kundërshtar pasi, duhet të udhëtosh nëpërmjet Barcelonës dhe tre orë me autobus.

“Të shikojmë kalendarin, për kundërshtarët e marsit. Stafi t’i përgatisë ato, t’i përvishemi punës me këmbë në tokë. Të luftojmë për një biletë në Botëror. Duhet organizim perfekt dhe impenjim maksimal”, u shpreh më tej kreu i FSHF-së.

Ndër të tjera, ai zbuloi se kishte takuar para shortit presidenten e Federatës Angleze (Debbie Hewitt – ed.) ku i kishte thënë se nuk donte të luante kundër “Tre Luanëve”.

“Sfida e federatës serbe është për ta organizuar sa më mirë, ndërsa e jona për ta fituar atë ndeshjen. Ndeshja me Serbinë do të jetë në shtator, tetor apo nëntor”, ravijëzoi në përmbyllje Armand Duka.

Trajneri i kombëtares kuqezi Sylvinho (Sylvio Mendes Campos Júnior) theksoi në reagimin e tij pas shortit, se e priste një grup të fortë si gjithë të tjerët.

Shqipëria nuk pati fat në shortin e zhvilluar në Zyrih, pasi u shortua me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën në Grupin K.

“E prisja. Grup i fortë si gjithë të tjerët. Sa herë shikon Holandën, Gjermaninë, Italinë, janë të forta. Ishim në vazon e tretë, prisnim diçka të fortë nga e para dhe e dyta. Është një kompeticion shumë i shpejtë. Për ne çdo garë do të jetë finale si gjithmonë. Kemi një ëndërr për të shkuar përpara. Dhe duhet të gabojmë sa më pak sepse ashtu ke mundësi për të shkuara përpara”, u shpreh fillimisht menaxheri i Shqipërisë.

Sa i takon ndeshjes me Serbinë, ai u shpreh se e di historinë pas përballjes, “por jemi këtu për të luajtur futboll”, kujtoi Sylvinho për transmetuesin Klan News.

“Jemi profesionistë. Historia është pas dhe e rëndësishmja jemi këtu për të luajtur”, solli në vëmendje trajneri brazilian.

Ai shtoi se Shqipëria ka bërë Kualifikueset e Evropianit me skuadra si Çekia dhe Polonia dhe ka dalë në vendin e parë.

“Mund të ndodhë gjithçka, duhet ta shikojmë ndeshje pas ndeshje. Kemi dy transferta të vështira. Është një finale për ne, nëse duam të shkojmë në Botëror duhet të provojmë çdo gjë. Duhet të sjellim energji, të bëjmë gjëra të mira. Avash avash në çdo garë”, ravijëzoi në përmbyllje trajneri Sylvinho.