Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policia kanë blinduar këtë të shtunë qytetin e Elbasanit, duke goditur disa prej fiseve më të fortë të këtij qyteti. Mësohet se uniformat blu kanë rrethuar disa banesa të fisit Çapja, duke arrestuar tre anëtarë të këtij grupi.
Gjithashtu, janë shoqëruar edhe disa pjesëtarë të tjerë të Çapjave, ndërsa aksioni drejtohet nga kreu i Policisë së Elbasanit, Altin Qato. Goditja e këtij fisi, që akuzohet për një sërë vrasjesh e përgjakshjes në Elbasan, vjen vetëm një ditë pas dekretimit të Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm nga Presidenti Ilir Meta.
Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar armë zjarri dhe fishekë. Bëhet e ditur se aksioni është duke u zhvilluar momentalisht, ndërkohë që priten dhe arrestime të tjera. Sipas burimeve të policisë detajet dhe emrat do të bëhen publik në vijim.
Po ashtu dyshohet se një nga personat e ndaluar kishte bombë me vete.