osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Një çam e një grek, në një derë (si u bashkuan dy armiqtë e përbetuar, që ishin gati të rriheshin edhe fizikisht me njëri-tjetrin)

Një çam e një grek, në një derë (si u bashkuan dy armiqtë e përbetuar, që ishin gati të rriheshin edhe fizikisht me njëri-tjetrin)

Mentor Kasa

Me prejardhje nga Çamëria, mandati i fituar si pjesë e listës së socialistëve në zgjedhjet parlamentare të 2009 e kufizonte Shpëtim Idrizin në ngritjen e çështjes së të drejtave dhe pronave të shqiptarëve të Çamërisë në nivel institucionale nga ana e qeverisë në Tiranë. Me këtë argument ai justifikoi largimin nga Partia Socialiste dhe kalimin tek Partia Drejtësi dhe Unitet, e sapoformuar, ku iu bashkua edhe deputeti tjetër çam, Dashamir Tahiri.

PDU bëhej partia e dytë që në thelb të programit të saj kishte çështjen çame, pas Partisë Drejtësi dhe Integrim të Tahir Muhedinit. Fërkimet se kush ishin përfaqësuesit e vërtetë të komunitetit çam mes dy partive nuk kishin munguar, por PDU kishte si avantazh ndaj PDI-së përfaqësimin me katër deputetë në Parlament.

Në Parlament zërat kundër kësaj çështjeje nuk mungonin. Vangjel Dule, në atë kohë pjesë e opozitës si përfaqësues i minoriteti grek në Shqipëri, mohonte ekzistencën e një “çështjeje çame” dhe përplasja e parë me Shpëtim Idrizin e Dashamir Tahirin nuk do të vononte.

Gjatë një seance parlamentare të mbajtur në qershor të 2010, deputetët çamë të PDU kërkuan mbajtjen e një minute heshtjeje në nderim të viktimave të gjenocidit grek gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Të gjithë deputetët në sallë u ngritën në këmbë për të nderuar viktimat, Vangjel Dule jo.

Këtu shpërtheu Dashamir Tahiri.

“Parlamenti mbajti 1 minutë heshtje për përkujtimoren e masakrës së Çamërisë. Por ti nuk u ngrite në këmbë! Por ja ku po ta them unë, të mësoj unë si mbahet zia ty këlyshi i Zervës”, deklaronte ai.

Vangjel Dule reagoi nga vendi, ku tha se vendimi për të mos mbajtur heshtje ishte një zgjedhje e tij personale dhe shënjestroi edhe kryetaren e Kuvendit në atë kohë, Jozefina Topalli.

“Kur bëhen kërcënime të tilla këtu menjëherë mblidhen truprojat, nuk e di pse zonja Topalli nuk reagon kur nga podiumi bëhen kërcënime reale. Ja ku po e them se kur ngrihem unë e për çfarë ngrihem e flas në podium, është çështje individuale. Kjo që bërë ti sot është kërcënim i hapur ndaj meje. Qëndrimi i im është pjesë e zgjedhjes dhe bindjeve të mia dhe këtë nuk mund ta diskutoj me askënd”, tha Dule.

Debati në distancë për pak u përshkallëzua në përplasje fizike, aq sa seanca u ndërpre.

Një vit më vonë, në shkurt të 2011 dy partitë çame vendosin shkrirjen duke formuar Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Çështja në themel të programit mbetej e njëjtë dhe grupi parlamentar zgjerohej me pesë deputetë.

Zgjedhjet vendore të majit 2011 e gjetën forcën e re politike në krah të mazhorancës së asaj kohe, PD-LSI, duke thënë kontributin e saj edhe në fitoren e shumëpërfolur të Lulzim Bashës ndaj Edi Ramës për Bashkinë e Tiranës.

Edhe në 2013-ën PDIU qëndroi në krah të Partisë Demokratike dhe duke përfituar nga zgjedhjet në prag, vendosi nën presion dy partitë e mëdha në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit, kur dorëzoi për miratim një rezolutë për çështjen çame. Anëtar në këtë Komision, Vangjel Dule foli me tone të ashpra.

“Më vjen keq për juve, jo për ata që përdorin Komisionin e Politikës së Jashtme, që po e ktheni në një arenë rrugaçërie”, deklaroi ai përpara se të largohej nga salla. Shpëtim Idrizi iu përgjigj me të njëjtën gjuhë.

Zgjedhjet u zhvilluan dhe PDIU e PBDNJ ishin sërish përballë njëra-tjetrës. Nga këto zgjedhje çamët dolën me katër mandate, të pamjaftueshme përballë aleancës PS-LSI, që formuan qeverinë e re. PDIU doli në heshtje në opozitë, ndërsa Vangjel Dule me PBDNJ, prej vitesh aleat i Ramës u ngjit në pushtet.

Për dy vite, PDIU zhvilloi një opozitarizëm “pasiv”, duke ruajtur distancë të njëjtë si nga PS, ashtu edhe nga PD. Arsyet e këtij qëndrimi u mësuan para zgjedhjeve vendore të qershorit 2015. Pranverën e atij viti Edi Rama kishte shpeshtuar sinjalet e ftesat për të patur në koalicion këtë forcë politike.

Ftesa u pranua dhe në maj, pak javë para zgjedhjeve, PDIU iu bashkua edhe zyrtarisht koalicionit qeverisës. Për Ramën, PDIU ishte një kundërpeshë për të frenuar “orekset” qeverisëse të LSI-së, ndërsa për PDIU-në pushteti argumentohej sërish si një mjet për të ngritur çështjen çame.

Pjesë e marrëveshjes ishte edhe emërimi i Shpëtim Idrizit si nënkrytari i tretë i Kuvendit. Mes dy të parëve ishte edhe Vangjel Dule. Ditën që Idrizi u votua në Parlament në këtë post, Vangjel Dule komunikoi dorëheqjen, si akt të fundit të paralajmërimeve që kishte dhënë se do të largohej nga koalicioni qeverisës nëse këtij koalicioni i bashkoheshin çamët.

Në thelb ky ishte shkaku i largimit, por arsyeja e dhënë ishte tjetër. Dule akuzonte Shpëtim Idrizin si deputetin prototip të merkatos parlamentare.

“Jap dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Parlamentit të Shqipërisë. Falënderoj kolegët për bashkëpunimin. Institucionet janë kthyer në “plaçkë” në tregun e aleancave fluide. Ky fenomen bie ndesh me parimet e mia politike”, deklaroi ai.

Shpëtim Idrizi u kundërpërgjigj duke e krahasuar Vangjel Dulen me Napoleon Zervan, kolonelin grek që udhëhoqi ushtrinë në genocidin ndaj popullsisë çame.

“Padashje ky Zervist i koheve moderne ka nxjerrë në pah atë, që i vlon në mendje dhe zemër, urrejtjen gjaksore ndaj shqiptarëve të Çamërisë, duke shpresuar që historia ta ndalë turravrapin e vet këtu e 70 vjet më parë dhe viktima të vazhdojë të mbetet viktimë, ndërsa agresori të vazhdojë të mbetet agresor e fitimtar i së keqes. Në inkoshiencën e tij, Vangjel Zerva shpreson që shovinizmi i huaj të ketë më shumë vlerë. Ky individ dashakeq e fobik, ndaj të gjithë atyre që nuk i përkasin frymës më shoviniste të nacionalizmit të huaj, veçanërisht i errësuar nga urrejtja ndaj popullsisë çame, na kujton dhe njëherë të gjithëve që duhet të punojmë për t’i dhënë historisë atë çka meriton. Çështja çame do të zgjidhet në përputhje me të gjitha konventat për respektimin e të drejtave të njeriut, do apo nuk do pinjolli i lig i Napoleon Zervës”, deklaronte Idrizi.

Kreu i PDIU-së akuzonte Dulen se nuk përfaqësonte minoritetin grek, por idealet e Agimit të Artë, që nuk mund të pranohen në Shqipëri. Dule u hodh në opozitë dhe Idrizi në pushtet, megjithëse jo me një marrëveshje të nënshkruar të zezë mbi të bardhë.

Në fund të 2016, Dashamir Tahirit do t’i hiqej mandati nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si pasojë e ligjit të dekriminalizimit. Kjo ishte pika që e përçau partinë. Tahiri e cilësoi vendimin të nxitur politikisht nga mazhoranca dhe e paditi në gjykatë atë. Gjykata i dha të drejtë, por ai nuk u rikthye më si pjesë e PDIU-së.

Marrëveshja Rama-Basha në maj të 2017, ashtu si pjesa tjetër e partive të vogla u kritikua edhe nga PDIU e PBDNJ. Idrizi deklaronte se pakti monopolizonte një oligarki politike. Dule gjeti si zgjidhje përfshirjen si i treti në listat e PD-së, para Dashamir Tahirit në Qarkun e Vlorës, ndërsa Shpëtim Idrizi konkurronte si i pari në listën e PDIU-së në Tiranë.

Gjatë fushatës u forcuan edhe tonet e përçarjes. Shpëtim Idrizi në takimet që zhvillonte në Vlorë kërkonte që asnjë votë të mos i jepej Dashamir Tahiri, që e cilësonte “argat” të Vangjel Dules, për faktin se mundësitë që ai vetë të hynte në Parlament ishin zero, por se po bënte fushatë që të fuste në Kuvend Vangjel Dulen.

Dashamir Tahiri ngeli jashtë Parlamentit, e po ashtu edhe Shpëtim Idrizi që nuk ja doli që të marrë një mandat në Tiranë. Ai akuzonte socialistët për manipulim të numërimit në njësinë 5 në Tiranë. Vangjel Dule nga ana tjetër hyri si deputeti i fundit fitues nga PD në Qarkun e Vlorës.

Pas zgjedhjeve, shpresat e Shpëtim Idrizit se mund t’i afrohej sërish qeverisjes ekzistonin ende, por sa më shumë kalonte koha, aq më shumë zbeheshin ato. Në shtator të 2018, PDIU vendos kalimin edhe zyrtarisht në opozitë. Lajmin e njoftoi vetë kreu i partisë, Shpëtim Idrizi, i mandatuar për të hyrë në bisedime me Lulzim Bashën.

Në Parlament, partia përfaqësohej nga Reme Lala, Dritan Bici dhe Elena Xhina. Reme Lala e mori vetë mandatin në 2017, ndërsa Dritan Bici dhe Elena Xhina zëvendësuan Aqif Rakipin dhe Bujar Muçën. Por, të tre deputetët refuzuan vendimin e partisë dhe thanë se në Parlament ishin të pavarur. Reme Lala shkoi më tej duke deklaruar publikisht votën në favor të Kryeministrit Rama.

Pa deputetë në Parlament, PDIU iu bashkua edhe njëherë tjetër Partisë Demokratike dhe Vangjel Dules. Nisur nga shembujt e të shkuarës u mendua se Dule, në mos do të largohej nga opozita, do të distancohej nga Partia Demokratike. Deri më tani kjo nuk ka ndodhur. Ajo që ndodhi ishte nënshkrimi i një marrëveshjeje drejtpërdrejtë i partive të tjera opozitare me Partinë Demokratike, ku zotohen për të mos hyrë në zgjedhje pa u plotësuar më parë kushti i largimit të Edi Ramës.

Formati i zgjedhur i marrëveshjes, ku PD nënshkruante me të gjitha partitë e tjera veç e veç ndoshta është kushtëzuar edhe nga këto ndasi të hershme brenda vetë kampit opozitar, ndasi që e kanë penguar nënshkrimin e një marrëveshje unike nga të gjitha partitë dhe udhëheqësit e tyre.

Pak rëndësi ka, nëse ky ka qenë motivi i këtij formati apo jo, por zgjidhja e gjetur nga Lulzim Basha deri më tani duket se po funksionon dhe nën çatinë e Partisë Demokratike. Sali Berisha ja kishte dalë mbanë më parë që të bënte bashkë legalistë e republikanë, e deri edhe tek komunistë me ballistë, por Lulzim Basha shkoi më tej, duke bërë “bashkë” nën çatinë e PD-së çamët me grekët.