Ditën e sotme shokët e tij të klasës, e kanë mbushur vendin e tij me tufa me lule të bardha. Në një postim në rrjete sociale të njërit nga shokët e tij të klasës shkruhet: “Sa bosh duket klasa pa ty, në zemrat tona do të jesh gjithë jetën”.
Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Prelleshaj. Ngjrja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Prelleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.