Lorenzo Çela, 16 vjeç ka ndërruar jetë ditën e djeshme (12 gusht) në një spital në Brescia, Itali, ku ndodhej i shtruar që prej pasdites të së dielës, pasi u përfshi në një aksident rrugor.
Adoleshenti me origjinë shqiptare, i cili për një muaj do të mbushte 17-vjeç, u dërgua në spital në gjendje kritike për jetën, pasi makina me të cilën udhëtonte së bashku me të dashurën dhe nënën e saj u përplas ‘kokë më kokë’ me një makinë tjetër.
Makina që drejtohej nga nëna e të dashurës së tij humbi kontrollin e mjetit dhe kaloi në korsinë e kundërt, duke u përplasur me një Lancia Delta. Operacionet e shpëtimit u kryen nga disa ambulanca dhe zjarrfikëse.
Aksident u përfshinë 5 persona. Krahas humbjes tragjike të Lorencos, nëna e vajzës, 45 vjeçe, u shtrua në spital në gjendje kritike, ndërsa dy personat e tjerë që ishin Lancia Delta pësuan lëndime më pak të rënda.
Prindërit e Lornezos dhuruan organet e të birit. Lajmin e bëri me dije klubi i futbollit ku Lorenzo bënte pjesë, “Calcio Desenzano”, duke e cilësuar ditën e djeshme si më të errtën në historinë e klubit dhe gjithashtu duke i shprehur ngushëllimet familjes së 17-vjeçarit.
“Sot Calcio Desenzano po përjeton ditën më të trishtë që nga krijimi i tij. I gjithë klubi, duke filluar nga presidenti Roberto Marai, mblidhet rreth familjes së Lorenzo Çelës, mesfushorit të talentuar të skuadrës sonë të moshave, i cili u nda nga jeta tragjikisht sot (dje) pas një aksidenti rrugor.
Si gjest i fundit i bujarisë së madhe, prindërit ranë dakord të dhuronin organet e djalit. Lamtumirë Lorenzo, përgjithmonë bardhë dhe blu”, shkruhej në postimin e klubit.