osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nisma e Gridës dhe Salianjit, PD kundër përkujtimit të rrëzimit të statujës së Enverit: Të shfuqizohet ligji i Berishës

Nisma e Gridës dhe Salianjit, PD kundër përkujtimit të rrëzimit të statujës së Enverit: Të shfuqizohet ligji i Berishës

Partia Demokratike, tashmë nën drejtimin e Lulzim Bashës, kërkon që 20 Shkurti 1991, dita e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, të hiqet si datë për përkujtimin e viktimave të regjimit komunist.

Gjithashtu, Partia Demokratike kërkon që të hiqet edhe parashikimi ligjor për përkujtimin e kësaj dite.

Nëntë deputetë të Partisë Demokratike, mes të cilëve edhe Edi Paloka, Grida Duma, Ervin Salianji, Flamur Noka, Genc Pollo, Edmond Spaho etj, kanë depozituar një projektligj në Kuvend, ku kërkojnë ndryshimin e datës për përkujtimin e viktimave të regjimit komunist, shkruan Shqiptarja.com.

Ata kërkojnë shfuqizimin e nenit e të ligjit nr. 10 241, datë 25.2.2010 për simbolet e përkujtimit të viktimave dhe të krimeve të komunizmit në Shqipëri, i propozuar nga asokohe nga qeveria “Berisha”, i miratuar nga Parlamenti i dominuar nga PD si dhe i dekretuar nga ish-presidenti Bamir Topi.

Neni 3 parashikon që ‘Këshilli i Ministrave shpall datën 20 shkurt, ditën e rrëzimit të bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha në Tiranë, si “Dita e përkujtimit të viktimave dhe të krimeve të komunizmit në Shqipëri”. Përkujtimi i kësaj date, sipas ligjit, bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi’.

Befasia qëndron në faktin se 9 deputetë demokratë i kërkojnë Parlamentit që të shfuqizojnë në tërësi nenin 3 të ligjit nr. 10 241, datë 25.2.2010, duke përfshirë edhe paragrafin që parashikon përkujtimin e datës së rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, që çoj më pas në rënien graduale të regjimit komunist në Shqipëri.

Ndërkaq, në vend të datës 20 shkurt, deputetët e Partisë Demokratike kërkojnë që të caktohet data 26 shkurt si dita e kujtesës së viktimave të regjimit komunist.

26 shkurti është dita kur u ekzekutuan pa gjyq 22 intelektualë të shquar, me pretekstin se u implikuan në hedhjen e një cope dinamiti ne oborrin e Ambasadës Sovjetike në vitin 1951.

Për mbështetjen e këtij propozimi, deputetë e PD kanë depozituar në Kuvend edhe një shpjegim të detajuar.