Nisin sot provimet e Maturës Shtetërore për të gjithë nxënësit që mbyllin ciklin e mesëm të studimeve.
Rreth 30 mijë nxënës do të testohen për Gjuhën e Huaj, ndërkohë që provimet e radhës do të jenë në datat 7, 13 dhe 19 Qershor.
Për herë të parë këtë vit do të ketë një test të veçantë për nxënësit e aftësisë ndryshe. Për të gjithë maturantët testi do të jetë i shkallëzuar, në tri nivele vështirësie. Drejtues të arsimit parauniversitar theksojnë risitë e kësaj mature.
Një vëmendje të veçantë do të ketë administrimi i provimeve. Mbi 7800 mësues janë angazhuar për të monitoruar provimet e Maturës Shtetërore të cilat këtë vit do të zhvillohen kryesisht në palestra dhe në korridoret e shkollave.
Matura shtetërore nis më 1 qershor më testin e gjuhës së huaj, më datën 7 zhvillohet gjuha shqipe, Matematika më 13 qershor dhe mbyllet më provimin e lëndës më zgjedhje më 19 qershor.