osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nisin punimet për “Lungomare 3”, nga Uji i Ftohtë deri në Orikum

Nisin punimet për “Lungomare 3”, nga Uji i Ftohtë deri në Orikum

Në Vlorë nisën sot punimet për ndërtimin e “Lungomare 3” me një gjatësi rreth 20 km duke filluar nga tuneli i Ujit të Ftohtë deri në Orikum, një projekt që pritet të finalizohet para verës të vitit 2024. Nisja e punimeve u ndoq nga ministrja e Turizmit dhe Medisit, Mirela Kumbaro dhe drejtuesi politik i PS-së për qarkun Vlorë, deputeti Blendi Klosi.

Kumbaro tha se në gjithë gjatësinë e saj “Lungomare 3” do të pajiset me disa pista paralele dhe me shtigje të cilat do të kalojnë edhe në det dhe rikthehen në rrugë për këmbësorët dhe shëtitore, por edhe me një pistë të veçantë për biçikleta.

Ndërsa Klosi shprehu bindjen se me këtë investim kjo zonë do të transformohet në një zonë shërbimi me 5 yje. “Gjithë zona ka marrë një vlerë të jashtëzakonshme nga pikëpamja e vlerës ekonomike. Është një projekt që ka dezenjuar një vlerë turistike me shërbime me 5 yje që nga hotelet me 5 yje, marina dhe deri te aeroporti”, tha ai.

Drejtori Ekzekutiv i Fondit Arab të Zhvillimit, Abdulrahman Al-Marshad tha se investimi i qeverisë së Arabisë Saudite në bashkëpunim me atë shqiptare ka një vlerë prej 1.5 miliardë dollarë.

“Është një investim që shkon në një vlerë prej rreth 1.5 miliardë dollarë dhe që ka një rëndësi shumë të madhe për të ardhmen dhe zhvillimin e zonës përgjatë kësaj vije bregdetare. Është një projekt që do të ndikojë në zhvillimin e turizmit por edhe të kësaj zone duke besuar se ashtu si edhe më parë, edhe në të ardhmen, do të kemi projekte të reja të rëndësishme”, tha Abdulrahman Al-Marshad.