Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme.
Mësohet se ai është zëvendësuar nga Elena Pici, e cila vjen nga Këshilli i Ministrave.
Kujtojmë që mëngjesin e sotëm dha dorëheqjen, edhe nëndrejtori i policisë së Tiranës, Arsen Sinomati.