osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nisin fluturimet “charter” për turistët, nga qershori Shqipëria do të presë 42 të tillë në javë

Nisin fluturimet “charter” për turistët, nga qershori Shqipëria do të presë 42 të tillë në javë

Sezoni turistik për të huajt në Shqipëri me destinacion kryesor pushimet pranë bregdetit, tashmë po ngjit trajektoren. Nëpërmjet turizmit të organizuar 3 “charter”-at e parë kanë sjellë këtë javë mbi 600 pushues të cilët pritet të qëndrojnë jo më pak se 7 ditë.

“Si vizitor i kemi që nga fillimi vitit që vijnë për ture kulturore. Këta që fluturojnë me “charter” kanë ardhur që të enjten, janë “charter”-a 200 vendesh dhe vijnë për pushime për sezonin e plazhit me minimum 1 javë qëndrim. Pasi partnerët tanë i kanë të kontraktuara me hotelet që prej datës 23”, tha Rahman Kasa, kreu i unionit turistik.

Fluturimet charter, të cilat sjellin edhe numrin më të lartë të turistëve fillojnë intesnsivisht nga java e parë e qershorit e deri në 10 tetor. Rreth 42 fluturime pritet të kryhen mesatarisht në javë. Por cila është origjina e turistëve që po zgjedhin më shumë Shqipërinë si një destinacion turistik?

“Turistët më besnikë janë nga Polonia që kanë dhe numrin më të madh të fluturimeve charter. Pastaj nga Çekia, Spanja Hungaria, Sllovakia, vendet baltike që operojnë me këto fluturime dhe përdorin paketa që fillojnë nga 1 javë qëndrim”, tha Kasa.

Nëse janë turistë elitar apo low cost, sipas kreut të Unionit Turistik Shqipëria ende nuk i plotëson kriteret për të mirëpritur kategorinë e të huajve që shpenzojnë në vlera monetare të larta.

“Që të vijë një turist i tillë duhet ta çojmë në një zonë elitare. Të ketë të gjitha mundësitë e shërbimet që kërkon një turizëm i tillë.”

Të dhënat nga Ministria e Turizmit bëjnë të ditur se vetëm për 3 muajt e parë të vitit, vendi ynë është vizituar nga 1.5 milionë turistë të huaj me një rritje në masën 43.4% krahasuar me vjet. Shtimi i linjave direkte kryesisht me Amerikën sipas ekspertëve të turizmit mund të rrisë edhe me tej numrin e të huajve në vend.