PD mbledh nesër Këshillin Kombëtar. Në një deklaratë për mediat, kreu i PD, Lulzim Basha u shpreh se Këshilli Kombëtar demokrat do zgjedhë kryesinë e re me 15 anëtarë. Basha publikoi të gjithë listën e kandidatëve për anëtar kryesie dhe sekretariatet. Gjithashtu, Basha tha se do të propozojë ish-presidentin Bujar Nishani për kryetar të Këshillit Kombëtar.
Aplikimet për anëtarë kryesie të PD mund të zhvillohen deri ditën e nesër kur edhe do të mbahet mbledhja e Këshillit e Kombëtar demokrat. Në fokus të mbledhjes së këtij forumi të rëndësishëm në PD do jetë edhe situata politike në vend. Basha tha dy ditë më parë, pas një mbledhje me aleatët në selinë blu se Këshilli Kombëtar do vendosë edhe sa i takon nisjes së protestave.
Kandidatët për 15 anëtarët e Kryesisë
Agron Shehaj
Aldo Bumçi
Arben Beqiri
Arben Ibro
Avenir Peka
Bardh Spahia
Besart Kadia
Dhurata Çupi
Dritan Shana
Endri Hasa
Enkelejd Alibeaj
Enkelejda Sollaku
Enri Çeno
Ervin Salianji
Flamur Noka
Florjon Mima
Genc Pollo
Gent Strazimiri
Gent Malko
Gerti Bogdani
Grida Duma
Jorida Tabaku
Jamarbër Malltezi
Ledina Mandija
Luçiano Boçi
Mateo Spaho
Ndriçim Mehmeti
Roland Bejko
Rudina Hajdari
Tomor Alizoti
Tritan Shehu
Valentina Duka
Xhemal Gjunkshi
Kandidatët për Sekretariatin e PD
Sekretari i Përgjithshëm
Gazmend Bardhi
Dorian Telini
Sekretar për Çështjet Ligjore
Çlirim Gjata
Marinela Zeiu
Sekretar Organizativ
Lulzim Omuri
Sahit Dollapi
Sekretar i Burimeve Njerëzore
Minushe Lalaj
Ervin Minarolli
Propozim për kryetar i Këshillit Kombëtar: Bujar Nishani.
Propozim për nënkryetarë të PD: Edi Paloka, Edmond Spaho