Nis takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Milano, i cili po zhvillohet në Centro Congressi.
Ky është takimi i dytë në Milano i krysocialistit në kuadër të turit të diasporës. Dy javë më parë, ai zhvilloi dy takime me emigrantët në Greqi, fillimisht në Kretë dhe më pas në Athinë.
Më herët, në kuadër të këtij turi, kreu i qeverisë ka zhvilluar takime me shqiptarët edhe në Selanik dhe Athinë, Düsseldorf të Gjermanisë, në Nju Jork të SHBA, si dhe në Londër të Anglisë.
Rama: Jam shumë mirënjohës se në një ditë pushimi keni vendosur të jeni këtu me një mirëpritje të jashtëzakonshme. Eshtë hera e parë në historinë tonë të zgjedhjve që edhe ju edhe gjithë shqiptarët jashtë kufinjve të zgjedhin papaptur nevojë të vijnë në Shqipëri.
Dhe në vend që të vini ju në Shëipëri vijmë ne tek ju. Tani cdo shqiptar do të shprehet me votën e vet për drejtimin e vendit po lëvizur nga ku jeton. Ishte thënë që në të parat zgjedhjet ku shqiptarët e evropës dhe botës marrin pjesë, fati ynë të na sillte në një zgjedhje që është një përballje përfundimtare me historinë tonë. Një votë për të bërë histori për të ndryshuar kahun e historisë.