Në fillim të seancës së sotme plenare, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë që të vaksinohen kundër Covid. Nikolla po ashtu u drejtoi thirrje deputetëve në sallë dhe që të respektojnë masat anti-covid, duke vendosur maskat e tyre.
“Ju lutem të mbajmë maskën, vetëm në momentin kur diskutoni, e do heqim. Duhet të jemi shembull për respektimin e masave të vendosura nga Komitetit Teknik”, tha ajo.