osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nis gjurmimi i pasurive! Prokuroria drejt shembullit italian për pastrimin e parave: Angazhohen 6 institucione dhe ndërkombëtarët

Nis gjurmimi i pasurive! Prokuroria drejt shembullit italian për pastrimin e parave: Angazhohen 6 institucione dhe ndërkombëtarët

Prokuroria dhe autoritetet e tjera ligjzbatuese dhe financiare në vend janë bërë bashkë për të luftuar pastrimin e parave.

Shumë raporte ndërkombëtare tregojnë se në vendin tonë bota e krimit dhe të korruptuarit pastrojnë paratë me mënyra nga më të ndryshmet, sidomos përmes ndërtimit. Por Prokuroria e Përgjithshme dhe autoritet e tjera kanë vendosur të marrin shembullin italian, i cili ka rezultuar shumë i suksesshëm në goditjen e mafies dhe sekuestrimin e pronave të tyre.

Ligji antimafia që ne kemi është marrë nga Italia dhe autoritetet e Romës po asistojnë ato shqiptare. Pak ditë më parë misioni PAMECA ka organizuar një seminar mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane për të diskutuar mbi pastrimin e parave. Trajnimi u ndoq nga 60 përfaqësues të Prokurorisë, Policisë së Shtetit, SHÇBA dhe agjencive të tjera ligjzbatuese, të tilla si ILDKPKI, DPPPP, Zyra e Taksave dhe Doganave, etj.

“Qëllimi kryesor i këtij trajnimi është përafrimi i qasjeve institucionale dhe praktikave të punës, në kuadër të Memorandumeve të Mirëkuptimit të nënshkruara mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Agjencive Ligjzbatuese të tjera në rritjen e efikasitetit të hetimit të korrupsionit dhe pastrimit të parave. Seminari u bashkë-prezantua nga Eksperti Afatgjatë i PAMECA V për Krimin e Organizuar, Z. Giovanni Pasqua dhe Prokurori i pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Z. Kujtim Luli.

Gjatë fjalës së tij të hapjes, Z. Pasqua nënvizoi iniciativën e PP dhe rëndësinë për të kryer trajnime mbi pastrimin e parave dhe hetimet financiare, sipas përparësive kryesore të PP për vitet e ardhshme, ndërsa Z. Luli shpjegoi qëllimin dhe implikimet pozitive që zbatimi i Memorandumit të Mirëkuptimit mund të ketë për Shqipërinë dhe mundësinë për t’iu përgjigjur rekomandimeve të FATF, botuar shkurtin e kaluar”, njoftoi PAMECA.

Pakti mes institucioneve

Ndërkohë pak kohë më parë 6 institucione në vend kanë arritur një marrëveshje për të goditur pastrimin e parave. Prokuroria e Përgjithshme firmosi një marrëveshje me Ministrinë e Brendshme, atë të Financave, Doganat, Tatimet dhe Pastrimin e Parave për t’u bërë bashkë kundër këtij fenomeni.

“Në nivel qendror do të ngrihet një strukturë e cila do të veprojë si një organ monitorues e koordinues, për të analizuar e vlerësuar ecurinë e zbatimit të masave institucionale apo ndërinstitucionale dhe/ose problematikat e evidentuara në zbatimin e tyre, si dhe për të koordinuar zbatimin e planeve operacionale dhe ekspertizave të përbashkëta apo rekomandimeve në lidhje me ndërgjegjësimin e publikut në interes të bashkëpunimit për hetimin e veprave penale objekt i fushës së veprimit të këtij Memorandumi dhe rritjen e efikasitetit në hetimet e këtyre veprave penale në kuadrin ndërinstitucional”, thuhet në marrëveshje.

Ndërsa në nivel vendor secili institucion përcakton pikat e kontaktit me përfaqësues nga strukturat e posaçme ose përkatëse (kundër pastrimit të parave, financimit të terrorizmit, krimeve financiare dhe për hetimet pasurore) dhe/ose drejtuesit e institucioneve vendore përkatëse, për bashkëpunimin apo bashkërendimin lidhur me kërkimin dhe vlerësimin e informacioneve dhe/ose referimeve/kallëzimeve penale apo kryerjen e hetimeve proaktive, identifikimin e aseteve/pasurive produkt ose të ardhura nga veprimtaria kriminale, si dhe për kryerjen e detyrave të përbashkëta në ecurinë e hetimeve apo ndjekjes penale në çështjet komplekse dhe koordinimin/monitorimin e veprimtarive të përbashkëta sipas ligjit.