osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nis “fundosja” e të korruptuarve, 22 gjyqtarë e prokurorë rrezikojnë burgun dhe sekuestrimin e pasurisë

Nis “fundosja” e të korruptuarve, 22 gjyqtarë e prokurorë rrezikojnë burgun dhe sekuestrimin e pasurisë

Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit duket se nuk do t’ia hedhin paq sepse në lëvizje është vënë edhe prokuroria. Deri më tani, kanë ngecur në “rrjetën” e vetingut plot 22 emra e të gjithë këta rrezikojnë që të vihen nën hetim për shkeljet e zbuluara gjatë hetimeve dhe verifikimeve të KPK.

Ditën e djeshme u hodh hapi i parë në këtë drejtim, ku “kurbani” i parë nga të shkarkuarit e vetingut që u paraqit tek ambientet e Prokurorisë së Tiranës ishte ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza. Ai u mor në pyetje për më shumë se dy orë sepse akuzohet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Sipas parashikimeve në Kodin Penal, falsifikimi i formularit dënohet deri në 4 vite burg, ç’ka do të thotë se Thanza për veprën e kryer rrezikon edhe të burgoset.

Duhet theksuar fakti se ky është rasti i parë që prokuroria vë nën hetim një të shkarkuar nga vetingu, ndërsa pritet që fatin e Admir Thanzës ta kenë edhe 21 emrat e tjerë të shkarkuar.  Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e “ndëshkuar” nga vetingu kanë patur një sërë problemesh që e kanë çuar KPK në marrjen e atij vendimi. Problemet e konstatuara nga komisionerët e vetingut përbëjnë vepra penale dhe dënohen me burg.  Nga një verifikim i bërë nga “Sot” tek të gjitha vendimet e shkarkimit të dhëna nga KPK, rezulton se pjesa më e madhe e emrave janë shkarkuar për shkak të problemeve me pasuritë. Ata kanë kryer deklarim të rremë, fshehje pasurie, falsifikim të formularit, falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim me kreditë. KPK ka zbuluar se shumë emra kanë dorëzuar dokumente false në banka për të përfituar kredi, ndërkohë që po ashtu ka pasur në disa raste dhe dokumente false që janë paraqitur pranë komisionit. Mes emrave ka dhe të tjerë që kanë kryer evazion fiskal.

Sipas parashikimeve në Kodin Penal, mosdeklarimi i pasurisë apo deklarimi i rremë dënohet deri në 3 vite burg. Falsifikimi i formularit dënohet deri në 4 vite burg, ndërsa falsifikimi i dokumentit dënohet deri në 3 vite burg. Edhe mashtrimi me kredi është vepër penale, e cila dënohet deri në 7 vite burg. Të gjithë gjyqtarët e prokurorët e shkarkuar që i kanë kryer të gjitha këto vepra penale rrezikojnë deri në 17 vite burgim sapo të nisin hetimet nga prokuroria. Por përveç dënimit me burg, ata rrezikojnë po ashtu që t’iu sekuestrohen pasuritë, duke hyrë në lojë këtu ligji antimafia.