Shefi i trafikantëve të Fierit e Beratit, ka nisur karshillëkun si “trim e qelibar”! Ambasadorja Yuri Kim, po orienton dhe mbikëqyr Prokurorinë Sppeciale, për rihapjen e dosjeve të mbyllura nga drejtësia e vjetër me urdhra politik e çeqe milionash.
Në një informacion që ka siguruar “Pamfleti”, thuhet se përveç Gërdecit, ndaj Fatmir Mediut ka nisur dhe proces hetimi po nga SPAK, për korrupsionin që ka bërë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Ministrinë e Mjedisit.
Hetimi po bëhet nga një grup agjentësh të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët kanë marrë në dorë dosjet e veprimtarisë ekonomike-financiare në këto dy ministri, si pjesë e planit anti-korrupsion dhe në ministritë e tjera e për gjithë ministrat e 20 viteve të fundit.
Po pse ky hetim, ka nisur vetëm për kohën kur ministër ka qenë Fatmir Mediu, e jo për të tjerët para e pas tij?
Sepse, sipas informacionit, Fatmir Mediu është ri-futur në proces gjykimi për aferën korruptive e kriminale të Gërdecit dhe brenda dosjes së mbyllur, janë zbuluar prova të tjetra korrupsioni e vjedhjesh, që shërbejnë për një hetim të thelluar e gjithë-përfshirës, që drejtësia t’i mbyllë hesapet me këtë politikan mafioz.
Indicie janë raportet dhe 3 kallëzimet penale që ka bërë KLSH, për abuzimet me fondet, grandet e huaja dhe pasuritë në administrim të këtyre ministrive gjatë drejtimit nga Fatmir Mediu, të cilat janë lënë pezull nga Prokuroria.
Sipas raporteve përkatëse, konstatohet se gjatë periudhës tetor 2005-shkurt 2008, në Ministrinë e Mbrojtjes janë bërë 108 milion Euro korrupsion me tendera e shpenzime administrative të paligjshme, ndërkohë që mungojnë dosjet e shitjes së 148 pasurive troje, godina, makina e deri në armë dhe municione.
Po sipas raporteve të KLSH, konstatohet se gjatë periudhës tetor 2009-shtator 2013, në Ministrinë e Mjedisit janë bërë 81 milion Euro korrupsion e vjedhje me tendera, grande projektesh pyllëzimi, ndotjeje e ujërash, blerje makinash, mobilim zyrash, udhëtime e punësime fiktive, ndërkohë që janë zhdukur 23 milion Euro të ardhura nga tarifat mjedisore dhe gjobat.
Është thënë, se nisja e këtij hetimi ndaj ministrit të Gërdecit, ka qenë urdhër i SPAK, me referencë raportet e auditit ekonomik-financiar, por dhe informacionet e agjencisë speciale të SHBA dhe Europol, për përfshirje të tij në grupe trafiqesh.
Për të tilla veprimtari, Fatmir Mediu është dënuar me 3 vite burg në Milano-Itali, mbasi u kap në flagrancë, që në delegacionin parlamentar shqiptar kishte futur me pasaportë emër fals, një trafikant nga Berati në kërkim ndërkombëtar.
A do reagojë Fatmir Mediu, siç reagoi për hapjen e dosjes Gërdeci, edhe për hetimin e dosjeve të korrupsionit në dy ministritë ku ka drejtuar, të lëna në harresë nga prokurorë të kallëpit Petrit Fusha e Adriatik Llalla?
Nuk besojmë, se shefi i trafikantëve të Fierit e Beratit, do vazhdojë të bëjë karshillëk si “trim e qelibar”, me konferenca shtypi kundër drejtësisë amerikane.
Sepse e di, që rihapja e dosjeve të mbyllura nga drejtësia e vjetër me urdhra politik e çeqe milionash; po referohet dhe mbikëqyret nga ambasadorja Yuri Kim, në zbatim të urdhërit të Presidentit Amerikan, Joe Biden, për të sekuestruar pasuritë e paligjshme të çdo pushtetari, që është përfshirë në veprimtari korruptive e kriminale./Pamfleti