osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nikollë Lesi: Kryemadhi fluturoi me “presh” në ajër! Meta donte të bëhej kryeministër: Ja historia e përplasjeve të fshehta PD-LSI gjatë zgjedhjeve

Nikollë Lesi: Kryemadhi fluturoi me “presh” në ajër! Meta donte të bëhej kryeministër: Ja historia e përplasjeve të fshehta PD-LSI gjatë zgjedhjeve

Nikollë Lesi ka bërë një shkrim ku zbulon historikun e përplasjeve PD-LSI gjatë zgjedhjeve elektorale.

Ai shkruan në Koha Jonë se të dyja forcat politike punuan kundër njëra-tjetrës dhe se harruan përballjen me Ramën.

Shkrimi i plotë

Koalicioni mes PD dhe LSI para 25 prillit u firmos me festë e lule, me shtrëngim duarsh mes kryetarëve te dy partive dhe fill pasi u firmos, koalicioni mes tyre u sakatos.

Në LSI të thonë se BASHA punoi me hile, në PD flasin se Basha i ofroi LSI diku te 12 deputetë në listë, por nuk pranoi Monika Kryemadhi.

Të dyja palët ia lenë fajin njëra-tjetrës, ndërkohë që në mënyrë shembullore humbën zgjedhjet e ku veçanërisht LSI doli e dëmtuar.

Burime të mirëbesuara para 25 prillit thanë për KOHA JONE se ishte Lulzim Basha që i frikësohej një rritje të LSI apo edhe me ato deputetë që kishte ajo mund të merrte kryeministrin e pas zgjedhjeve, e ku flitej se mund të ishte Ilir Meta, pasi do të jepte dorëheqjen si President për të marre kryeministrinë, gjithnjë sipas PD-së. Por Basha e donte për vete kryeministrin, ndaj duket nga frika se mos ja merr LSI, ai e filloi lojën e fshehtë me PS që ta masakronte LSI.

LSI kishte aluduar se mund të merrte diku te 30 deputetë, cka automatikisht e linte Bashën në opozitë, siç edhe mbeti. Por PS ndonëse kishte sulmuar dhe çfarë nuk kishte thënë për LSI, prapë se prapë për të mos humbur pushtetin mund të ulej në një koalicion të ri me Monika Kryemadhin, e cila realisht nuk kishte shfaqur ambicie për post qeveritar për vete. Por aty në presidencë Ilir Meta rrinte e vështronte kryeministrinë si një mision që e donte dhe që ia kishte marrë përdhunisht Fatos Nano në 2002.

Pra në vend që PD e LSI të bashkëpunonin kundër Ramës, ishin duke gërryer njëra-tjetrën për postin e kryeministrit. Por kazani i votave, sado që oligarkët hodhën lekë për PS, prapë mund ti nxirrte fitues PD dhe LSI, nëse nuk hanin njeri tjetrin, siç edhe ndodhi. Kryesisht PD punoi skutave kundër LSI. Në shumë takime vetë përfaqësues të PD thonin në Lezhë, Durres, Korcë, Berat, Fier, Elbasan se më mirë jepjani votat Rames se sa LSI.

Por edhe LSI fluturoi me “presh” në ajër! Sepse në disa rrethe e bëri çorbë fushatën, për fajin e përplasjeve të brendshme në parti apo parti-presidencë!

Disa emra nuk ishin përfaqësues por militantë për nesër në parlament, por që të merrnin mandatin duhej të ishin njerëz që ti pëlqente elektorati.

Kulmi i luftës së ftohtë PD-LSI ishte javën e fundit të fushatës elektorale kur në asnjë takim nuk dolën bashkë Basha dhe Kryemadhi, që të krijonin bindjen te votuesit se këta po vijnë në pushtet. Dolën një natë me shi në Kombinat por natën kur as mediat nuk i dhanë!

Më pas mitingu përmbyllës elektoral i LSI i zhvilluar në Sheshin Nënë Tereza filloi një orë e kusur me vonesë çka shumë prej pjesëmarrësve në miting pyesnin PSE NUK PO VJEN KRYEMADHI?

Por Monika Kryemadhi po priste të vinte në mitingun përmbyllës të LSI, shefi i opozitës Lulzim Basha. Ai nuk shkoi fare dhe i la të prisnin kot. Vajtja e Bashës te mitungu i LSI ishte pjesë e programit mes dy partive. Të nesërmen do të shkonte edhe Kryemadhi të përshëndeste mitingun e PD. Por Basha nuk shkoi dhe as Kryemadhi nuk përshëndeti te PD, se nuk pranoi seli blu te shkonte.

Pra kush ka informacion se çfarë ndodhte nën kulisa mes PD e LSI e kuptoi se fitorja e opozites mund të ishte e ngushtë ose nuk do kishte fitore se do ta merrte Edi Rama.

Siç edhe e mori!

Tani pas 25 prillit nuk ka asnjë komunikim mes Kryemadhit dhe Bashës.

Fare!

Por ata duhet të shpjegojnë elektoratit dhe publikut se çfarë ndodhi, dhe ky përfundoi Koalicioni i firmosur me aq bujë!

Ata, të dy, duhet të shpjegohen me zërin e tyre se si do shkojë halli i Opozitës.

Ata e kanë obligim të sqarojnë se si janë marrëdhëniet politike mes PD e LSI.

Nëse duan vota katër vite më vonë duhet të flasin tani!