osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nikolla Lesi apo i LSI sulmon Leka Bungon dhe të bijën Genta Bungon: Ja kush janë njerëzit që mbrojnë shembjen e Teatrit

Nikolla Lesi apo i LSI sulmon Leka Bungon dhe të bijën Genta Bungon: Ja kush janë njerëzit që mbrojnë shembjen e Teatrit

Mediat pranë PD-LSI kanë sulmuar artistin e njohur Leka Bungo, pas një deklarate të këtij të fundit të shpërndarë nga kryeministri Edi Rama, ku ai shprehej pro ndërtimit të një Teatri të ri. Sipas tyre, Rama e ka blerë atë me një pension, ndërkohë që Bungo jeton në SHBA dhe vështirë se i hun në punë pensioni qesharak që merr në Shqipëri.
Ja çfarë shkruan gazeta e Nikoll Lesit, për të, që i përmend edhe vajzën:

“Për të mbrojtur shembjen e Teatrit Kombëtar kryeministri Edi Rama publikoi në Facebook një intervistë të disa muajve më parë të regjisorit dhe skenaristit Leka Bungo. Regjistroi Bungo, i cili prej vitesh jeton jashtë Shqipërisë ishte i mendimit se duhej shembur Teatri Kombëtar ekzistues me patjetër edhe pse karriera e tij nis pikërisht në atë godinë. Bungo kritikonte dhe kolegët e tij që janë kundër kësaj ideje duke thënë se Teatri nuk ka asnjë vlerë unike.Për shkak të karrierës së tij dhe veprave kritike kundër qeverive, qëndrim i Leka Bungos për Teatrin Kombëtar në krah të Edi Ramës ka krijuar jo pak habi. Por pasi njihesh me disa zhvillimeve të viteve të fundit kupton se nuk ka asgjë për t’u çuditur në qëndrimin stoik të Leka Bungos për shkatërrimin e trashëgimisë që përfaqëson për artistët Teatri Kombëtar. Në 29 dhjetor të vitit 2014, pra pak më shumë se një vit pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës, artistit Leka Bungo i jepet me firmën e Kryeministrit pension i posaçëm. Sigurisht, një artist si Leka Bungo meriton të vlerësohet edhe më shumë se kaq për kontributin e tij të pazëvendësueshëm në artin shqiptar, por fakti që vendimi është dhënë vetëm nga qeveria “Rama” duket se e ka bërë borxhli regjisorin e njohur.

Por lidhjet mes Lega Bungos dhe qeverisë “Rama” nuk përfundojnë vetëm te shpërblimi me presion, që gjithsesi regjisori i njohur e meritonte nga çdo qeveri. Genta Tafa (Bungo) është një emër mjaft i njohur i drejtësisë së re që po zbaton kryeministri Edi Rama. Kandidatura e saj u vlerësua me superlativa nga ana e qeverisë dhe sot Genta Tafa Bungo, vajza e Leka Bungos, Kryetare e Komisionit të Vettingut. Si ish-drejtore juridike e Ministrisë së Jashtme dhe më pas e Ministrisë së Brendshme, Genta Bungo ka përvojën e duhur për të drejtuar edhe një proces me rëndësi të veçantë si ai i Vettingut të gjithë gjyqtarëve, por mbase regjisori Leka Bungo edhe këtë përzgjedhje e sheh si favor për të cilin duhet të jetë mirënjohës ndaj Edi Ramës. Për sa më sipër, në asnjë rast nuk mund të themi se Leka Bungo është blerë nga kryeministri. Por qytetarët duhet të dinë se kush janë njerëzit që mbrojnë shembjen e Teatrit dhe çfarë përfaqësojnë ata jashtë titujve profesional shumë të respektuar.” Por Lesi i Leshit duhet tu tregoj shqiptarve se kush janë njerzit që mbrojnë kazermën e teatrit! Vërtetë ka harruar se janë po ato që e dogjën apo i ka bërë mirë flaka që i vunë gazetes “Koha Jonë” dhe tani Lesi sillet si qen i zbutur që këlysh sepse t╒=ë krahasosh kolosët e aktrimit dhe legjendat e teatrit që duan teatër të ri me kllounët që duan muze alias teatër kazermë natyrisht duhet të kesh pësuar goditje dhe përçartja është e pashërueshme!