osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nikolla i “djegur” bën një zbulim të ri paranojak: Partia e re e Rudinës u themelua në zyrën e Ramës

Nikolla i “djegur” bën një zbulim të ri paranojak: Partia e re e Rudinës u themelua në zyrën e Ramës

Nikollë Lesi ka publikuar në gazetën e tij “Koha Jonë” një shkrim ku thotë se kryeministri Edi Rama është themeluesi i partisë së re që pritet të regjistrojnë disa prej deputetëve dhe ish deputetëve të Partisë Demokratike.

Madje, Lesi shkon më tej ku rrëfen se ka mundur të zbulojë se procedurat u kryen në zyrën e shefit të qeverisë.

Sipas tij, Rama detyroi opozitën reale të dalë jashtë sistemit.

Ndër të tjera, gazeta “Koha Jonë” shkruan:

“Deputetët që dolën kundër vendimit të opozitës dhe pranuan mandatet janë shumë afër krijimit të një partie të re politike. Lajmi për këtë lëvizje që synon të asgjësojë opozitën reale ka dalë fillimisht nga mediat afër qeverisë, të cilat kanë publikuar dhe emrin dhe siglat që të mbajë kjo forcë e re politike.

Por roli i qeverisë në mbështetjen ndaj këtij grupimit të ri që pretendon se përfaqëson opozitën reale shkon përtej mbështetjes mediatike.

Burime mediatike deklaruan se gjatë ditëve të fundit janë zhvilluar takime mes Kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve të rinj. Mësohet se pak para se të vendosej emri i partisë, që flitet se do të jetë “Bindja Demokratike”, kreu i qeverisë ka zhvilluar takime me këta deputetë në Kryeministri duke u dhënë dhe mbështetjen e tij. Megjithatë zëdhënësi i kryeministrisë i përgënjështroi se janë të pa baza këto hamëndje.

Takimet mes deputetëve, kushdo qofshin ata dhe kryeministrit nuk janë të ndaluara, por zhvillimi i tyre në mënyrë sekrete dhe sidomos në krizën aktuale politike, tregojnë se në këto biseda nuk flitet për dialog, por për skenarë dhe skema të rrezikshme politike që në vend të zgjidhjes sjellin tensione të tjera politike që kanë synimin luftën brenda PD dhe së djathtës shqiptare, duke e lenë realisht vendin pa opozitë.

Vendimi i Kuvendit për të lejuar krijimin e grupit parlamentar të deputetëve që cilësohen si renegatë, duke shkelur Rregulloren e Kuvendit, është pjesë e skemës së qeverisë për të faktorizuar opozitën false në Kuvend. Ndërkohë sot, mbështetja që qeveria po i jep këtij grupi deputetësh që nuk përfaqëson asgjë shkon edhe më tej. Kryeministri Edi Rama ka arritur në pikën që jo vetëm po shpik “opozitën e re”, por duket se edhe partinë e re e ka themeluar vetëj gjatë takimeve më këta deputetë.

Ky mund të jetë ndër rastet ekstreme, kur partia në pushtet jo vetëm detyron opozitën reale të dalë nga sistemi, por merr përsipër dhe themelimin, financimin dhe zgjedhjen e drejtuesve të një partie të re opozitare!

Mësohet se anëtarë të krijesës më të re politike do të jenë edhe ata që njihen si “garda e vjetër” e Partisë Demokratike”, të përjashtuar tashmë nga radhët e saj. Astrit Patozi është emri i parë që konfirmon për Top Channel se do të jetë pjesë e “Bindjes Demokratike”, e cila pritet të regjistrohet zyrtarisht javën që vjen, pasi nismëtarët janë drejt përfundimit të mbledhjes së 3000 firmave të duhura për regjistrimin si forcë politike në gjykatë.

Të premten në rrjetet sociale Rudina Hajdari paralajmëroi edhe pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale, duke e konsideruar bojkotin e garës elektorale si vetëvrasje politike, por kur afatet po ngushtohen pritet për t’u parë nëse partia e Rudina Hajdarit do regjistrohet si parti politike në zgjedhje apo do të shfrytëzojë afatet e tjera të KQZ për futjen në garë me kandidat të pavarur”, nënvizon Koha Jonë.