“Ne duhet të hetojmë nëse Gruevski ka dale jashte vendit vullnetarisht apo është rrëmbyer”.
Keshtu ka deklaruar sot gjate nje konference per mediat, kryeministri i Maqedonise, Zoran Zaev, raporton AlsatM.
Ai deklaroi se shteti po përgatitet për të bërë çdo gjë, që dënimin ish-kryeministri ta vuajë në shtetin e Maqedonisë.
“Ne do të bëjmë gjithçka që Nikolla Gruevski vuaj dënimin këtu në Maqedoni.
Dhe publikisht po parashtroj pyetjen, duke ditur këtë, si kanë ndodhur gjëra, a e ka lëshuar vullnetarisht zoti Gruevski Maqedoninë, para se Gjykata ta ketë lëshuar urdhërin për arrestimin e tij apo edhe mund të jetë rrëmbyer, pres përgjigje edhe nga Gruevski dhe nga Hungaria”, tha ai.
Kreu i ekzekutivit të Maqedonisë deklaroi se pret një përgjigje nga vetë Nikolla Gruevski dhe nga autoritetet Hungarisë.