Nikoll Lesi ka komentuar protestën e radhës të SaIi Berishës dhe Ilir Metës.
“Edhe sot asgjë e re nga fronti i opozitës.
E njëjta skemë si çdo herë; ca deputetë të PD-së bëjnë sikur po hyjnë me forcë te dera e parlamentit, kur e dinë se nuk futen dot.
Paralel me këtë veprim dhjetëra protestues bërtasin “Poshtë Rama”.
Hedhin ndonjë tymçe dhe presin liderët e opozitës, Berishën dhe Metën.
Ata vijnë te protestuesit që nuk janë të shumtë. Flasin, ligjerojnë dhe shkatërojnë kryeministrin. Dhe ikin.
Ikin edhe protestuesit.
Të gjithë të kënaqur dhe thonë për t’i bër qejfin njeri-tjetrit: E rrëzuam kryeministrin”, shkruan ai.