Nikoll Lesi thotë se Ilir Meta do të shpallë “non grata” edhe një ambasador tjetër.
Sipas tij, Meta ka një video të tij, duke bërë seks me një zyrtare të shtetit shqiptar.
“Burime të rezervuara tregojnë se përveç ambasadorit të OSBE, Bochardt, i cili u shpall person non grata në Republikën e Shqipërisë prej presidentit Meta, mësohet se edhe një ambasador tjetër është në listë.
Akoma dosja e tij nuk është plotësuar, por janë gjetur fatura, regjistruar biseda që janë jashtë statusit të tij diplomatic, si dhe flitet se zotërohet dhe një video seksi me një zyrtare të lartë të Rilindjes.
Emri i ambasadorit pritet të bëhet publik në momentin e duhur”, shkruan Lesi në gazetën e tij.(TemA)