Ngushtohet “laku” për Ilir Metajn dhe Monika Kryemadhin. Gazeta “SOT” ka mësuar se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar ditën e djeshme kallëzimin e avokatit Idajet Beqirit ndaj ish presidentit të Shqipërisë Ilir Meta.
SPAK ka regjistruar kallëzimin ndaj Metës, për akuzat “fshehje të ardhurash” dhe “korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”. Në kallëzim, Beqiri thotë se si avokat, por dhe si drejtues i Partisë së Unitetit Kombëtar, ka siguruar të dhëna që ngrenë “dyshime të arsyeshme se nga ana e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, janë konsumuar veprat penale të cituara në objektin e kallëzimit”.
SPAK tashmë ka administruar të gjitha dokumentet që avokati ka depozituar në SPAK dhe pritet që të nisë verifikimin e të gjithë këtyre dokumenteve. Në kallëzim, sipas Beqirit thuhet se Meta Sipas Beqirit, Meta, Kryemadhi dhe fëmijët e tyre kanë kryer trajtime estetike që arrijnë vlera marramendëse në një klinikë private në San Marino.
Të dhënat e çiftit gjenden në kartelat mjekësore të spitalit dhe provohen me hyrje-daljet e sistemit TIMS, thotë ai dhe përmend një rast kur trajtimin estetik e ka bërë deputetja. Një tjetër pikë në akuzë thuhet se sipas një transfertë që mban datën 4 qershor 2018, paguar nga një llogari anonime nga një bankë offshore në Qipro, trajtimi kap vlerën e 287.650 euro. Pra nisur nga këto, SPAK ka vendosur të regjistrojë procedim penal ndaj çiftit Meta-Kryemadhi.
Si rrodhën ngjarjet? Kallëzimi, i cili u botua për herë të parë nga gazeta “SOT”, kishte në fokus trajtimet estetike, që sipas denoncuesit, çifti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë kryer në spitale jashtë vendit në San Marino dhe Vjenë. Gazeta mësoi se në SPAK u depozituar një tjetër kallëzim penal ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit për pastrim parash, korrupsion, fshehje pasurie etj.
Dosja është referuar në SPAK nga avokati Idajet Beqiri dhe përmbante fakte për shpenzimin e qindra mijërave euro nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi për t’u dobësuar dhe rimodeluar fytyrën në një klinikë VIP-ash botërore në San Marino. Bëhet fjalë për klinikën Domus Medica, në San Marino, Itali, një nga më të famshmet në botë. Referimi penal është shoqëruar edhe me një transaksion bankar me vlerë 287 mijë euro, përmes një kompanie offshore, për shërbime estetike në fytyrën e Monika Kryemadhit.
Fotografitë e Monika Kryemadhit para dhe pas ndërhyrjeve estetike nuk lënë vend për dyshime sa i takon ndryshimit drastik. Paratë e shpenzuara, ashtu si paratë e hedhura për lobim, nuk janë deklaruar në ILDKP. Ndërkaq, në kallëzim thuhet se Silva Shametaj është doktoresha që ka ndjekur Monika Kryemadhin për ndërhyrjet estetike në fytyrë, ndonëse Kryemadhi ka deklaruar se bukurinë e ka trashëguar nga mamaja. Kryemadhi, në 15 mars 2020, ka gjetur rastin për të vlerësuar mjeken Silva Shametajn për punën dhe sakrificën e saj në klinikën e San Marinos. Kryemadhi mohon akuzat Lidhur me këto akuza ka reaguar Monika Kryemadhi për padinë e bërë nga avokati Idajet Beqiri.
Kryemadhi ka mohuar pak ditë më parë se ka shpenzuar 287 mijë euro për ndërhyrje estetike, por sipas saj ka qenë në klinika jashtë shtetit për të trajtuar probleme kardiake dhe kancerin në qafën e mitrës. Ajo tha: “Edhe seksin të kisha ndërruar, nuk do kisha paguar aq”.
Referimi penal është shoqëruar edhe me një transaksion bankar me vlerë 287 mijë euro, përmes një kompanie offshore, për shërbime estetike në fytyrën e Monika Kryemadhit. Ky është kallëzimi i katërt penal ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ndërsa SPAK ka regjistruar 3 procedime penale, ndërsa po heton Ilir Metën për lobim me vlerë 700 mijë USD në SHBA, me para të padeklaruara.