osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ngushtohet laku për Berishën dhe Malltezin: SPAK i merr në pyetje në 23 dhe 25 janar, rrezikojnë qelinë ish-ministra, zyrtarë dhe biznesmenë

Ngushtohet laku për Berishën dhe Malltezin: SPAK i merr në pyetje në 23 dhe 25 janar,  rrezikojnë qelinë ish-ministra, zyrtarë dhe biznesmenë

Në 23 Janar, Prokuroria e Posaçme (SPAK) do të marrë në pyetje ish-Kryeministrin Sali Berisha, si person nën hetim për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. SPAK pranoi kërkesën e avokatëve të Berishës, të cilët gjatë të martës, kërkuan të shtyhej seanca e marrjes në pyetje e parashikuar nga prokurorët, të ndodhte këtë javë. Ish-Kryeministri do të japë për herë të parë shpjegime dhe pretendimet e tij në lidhje me këtë dosje dhe dyshimet e ngritura nga Prokuroria së është përfshirë në korrupsion.

Për herë të parë nga nisja e hetimeve për të njëjtat dyshime do të pyetet edhe dhëndri i liderit të opozitës, Jamarbër Malltezi në datën 25 Janar. Kjo lëvizje tregon se laku nuk po ngushtohet vetëm për Berishën dhe Malltezin, por tashmë të rrezikuar nga hetimet janë ministra, zyrtarë dhe biznesmenë, pasi në dosjen hetimore të SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, dalin emra që tashmë janë pjesë e mazhorancës, por edhe besnikë të Sali Berishës që e mbështesin sot verbërisht.

Emri tij nuk është lakuar tashmë nga asnjë media, por Besart Kadia, zëvendësministri i Ramës për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përfituar në mënyrë të paligjshme pasuri marramendëse nga kjo aferë që ka fundosur familjen Berisha.

Implikimi i tij ka dalë nga dëshmia e Vladimir Qirjazit Komandantit të Forcave të Armatosura. Në dosje është zbardhur komunikimi i tij me Ministrin e Mbrojtjes së kohës Gazment Oketa, i cili i ka kërkuar që të firmosë për dhënien e pronës.

Dëshmia e Komandantit të FA

Në dosjen e SPAK thuhet ndër të tjera se në Kryeministri është gjendur një shkresë fotokopje, por jo origjinalja e datës 30.03.2009, drejtuar Sali Berisha, Kryeministër, me lëndë “Njoftim për keqpërdorim funksioni zyrtar” nënshkruar nga përfaqësuesit e familjeve pronare Artan Alimehmeti, Ardian Llagami, Kreshnik Kaçurri, Igli Vaqari. Megjithëse është kërkuar pranë Arkivës së Këshillit të Ministrave në Kryeministri shkresa origjinale e datës 30.03.2009 drejtuar Sali Berisha, Kryeministër, me lëndë “Njoftim për keqpërdorim funksioni zyrtar” nuk është arritur të gjendet”, thuhet në dosjen e SPAK. 36.

Me shkresën Nr. 1858 Regj. datë 02.04.2009, Gjeneral Brigade Komandant Vladimir Qiriazi, ka informuar Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Brigade Maksim Malaj, në lidhje me takimet e zhvilluara me Ministrin e Mbrojtjes Z. Gazmed Oketa për çështjen e dorëzimit të pronës me Nr. 11, ku në përmbajtje të shkresës ka sqaruar se, …ka informuar dhe për raste të tjera që Ministria e Mbrojtjes kërkon ushtarakët për të firmosur ndërkohë që ka në dispozicion Drejtorinë e Menaxhimit të Instalimeve dhe Burimeve të Mbrojtjes.

Ministri Oketa

Në këtë shkresë shtetasi Vladimir është shprehur se, Ministri i ka kërkuar Vladimirit që të firmoste pasi kjo gjë i kërkohej edhe atij. Sqaron se, ka marrë takim me ministrin më datë 31.03.2009 në orën 18.15 dhe se është ballafaquar më datë 01.04.2009 rreth orës 13.00 me personelin e DMIBM shtetasit Ardian Shashaj, Roland Llazari dhe Erinda Ndroqi, Fiqiri Kupe dhe Besnik Dervishi. 37.1 pyetur përgjatë hetimit shtetasi Vladimir Qiriazi ka deklaruar se: … Unë i thashë Ministrit Gazmend Oketa se nuk mund të firmosja dhe ai më tha se edhe atij po ia kërkonin që të firmosej. Më tha “Duhet firmosur” por nuk më sqaroi se kush ia kishte kërkuar firmosjen. Ministri Gazmend Oketa me tha se kjo gjë mund te shkonte deri ne mase se faktikisht ne raportin e komisionit te auditit Ministrit Oketa i kërkohej qe unë te ndëshkohesha me mase disiplinore….

Implikimi i familjes Kadia

38. Në Kryeministri, është gjendur një shkresë fotokopje (por jo origjinalja) e datës 30.03.2009, drejtuar z. Sali Berisha, Kryeministër, me lëndë “Njoftim për keqpërdorim funksioni zyrtar” nënshkruar nga përfaqësuesit e familjeve pronare Artan Alimehmeti, Ardian Llagami, Kreshnik Kaçurri, Igli Vaqari. Megjithëse është kërkuar pranë Arkivës së Këshillit të Ministrave në Kryeministri shkresa origjinale e datës 30.03.2009 drejtuar z. Sali Berisha, Kryeministër, me lëndë “Njoftim për keqpërdorim funksioni zyrtar” nuk është arritur të gjendet.

Gjithashtu nga këqyrja e regjistrit të korrespodences Model Nr.1 në Kryeministri për periudhën 27.03.2009- 02.04.2009 nuk u konstatua as e regjistruar në protokoll hyrje e shkresës/ankesës date 30.03.2009. 39. Nga ana e Kryeministrisë ka patur reagim të menjëhershëm, kur me shkresën nr. 1161 prot datë 03.04.2009 të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, shtetasit Gjergj Lezhja, konceptuar nga babai i Besart Kadia, Ilir Kadia dhe miratuar nga shtetasi Oerd Bylykbashi, drejtuar Komandantit të Forcës Mbështetëse shtetasit Vladimir Qiriazi dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, Fiqiri Kupe, është pasqyruar ndër të tjera se, është kryer një denoncim nga familjet Alimehmeti, Vaqarri, Saliaga, Begeja dhe Llagami, aktualisht pronarët ligjorë të truallit të klubit të futbollit Partizani.

Në skenë del dhe Oerd Bylykbashi

40. Ministria e Mbrojtjes gjithashtu ka reaguar duke iu drejtuar me shkresën nr. 2084/2 prot datë 16.04.2009 të Drejtorisë së Menaxhimit të Instalimeve dhe Burimeve të Mbrojtjes, drejtori Ardian Shashaj, Komandes Mbështetëse dhe për dijeni ministrit Gazmend Oketa, sekretarit të përgjithshëm Fiqiri Kupe ku parashtron se Komanda Mbështetëse nuk ka zbatuar urdhrin…. 41. Brenda të njëjtës ditë që rezulton se është përgatitur shkresa e mësipërme, duke u njoftuar Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa, rezulton se ka një reagim të menjëhershëm më datë 16.04.2009 me urdhërin Nr. 1289 Prot, nga Kryeministri Sali Berisha, mbi kontrollin tematik në Ministrinë e Mbrojtjes, mbi zbatimin e procedurave ligjore dhe administrative për dorëzimin dhe nënshkrimin e kontratës së shitjes së pronës me Nr.11, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Bashkëlidhur është programi i kontrollit i përgatitur nga drejtor Oerd Bylykbashi dhe i miratuar nga sekretari i përgjithshëm Gjergj Lezhja. Programi i kontrollit është koncept. nga Ilir Kadiu. 42.Me shkresën nr. prot (e palexueshme) datë 24.04.2009 shtetasi Gjergj Lezhja, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, i ka kërkuar shtetasit Vladimir Qiriazit, të verë në dispozicion të grupit të kontrollit, fotokopje të njehsuar me origjinalin, të gjithë praktikës që kanë në lidhje me pronën, në kuadër të kontrollit, nga departamenti i kontrollit të brendshëm administrativ dhe antikorrupsion.

Si përfitoi familja Kadia pasuri marramendëse

43. Shtetasi Ilir Kadiu babai i Besart Kadisë, rezulton të jetë gjithashtu një anëtar i familjeve pronare, përfituese nga pronat e ndodhura në Klubin e Futbollit dhe Klubin Shumesportesh Partizani dhe në konflikt të hapur interesi në situatën e krijuar. Për më tepër, ai vetë ka zgjedhur në procedurat përkatëse në lidhje me pronat si përfaqësues shtetasin Jamarbër Malltezi. 44. Me shkresën nr. 2205/2 regj datë 24.04.2009 shtetasi Vladimir Qiriazi i është drejtuar Ministrit të Mbrojtjes Gazmend Oketa, ku e bën me dije se në zbatim të urdhër kontrollit të kryeministrit, Sali Berisha, nr. 1289 datë 16.04.2009, më datë 24.04.2009 në Komandën Mbështetëse janë paraqitur për të ushtruar kontroll shtetasit Ilir Kadiu dhe Saimir Struga. Vijon me parashtrimet që kjo pronë nuk është marrë në administrim nga Komanda Mbështetëse, nuk ka pasur përfaqësues në procedurat.

Roli i Genc Rulit

Në këtë aferë është përfshirë dhe Genc Ruli. Ai u thirr në SPAK para disa kohësh dhe u pyet për përshpejtimin e procedurave të privatizimit që u bë pas kërkesës së pronarëve ‘11 pyetur me datë 27.09.2022 shtetasi Genc Ruli ka deklaruar: “…Pas vitit 2007 vijuam me procedurën e dytë që është vlerësimi dhe sipas ligjeve vlerësimi behej nga një komision i pavarur, me persona të licencuar dhe me një përfaqësues nga Ministria përkatëse. Përfaqësuesin e Ministrisë së Mbrojtjes e caktonte normalisht Ministria e Mbrojtjes.

Ekspertet u zgjodhën nga një listë e miratuar.” I pyetur nëse i është kërkuar nga ndokush, përshpejtimi i procedurave të privatizimit në lidhje me këtë objekt, apo ndonjë ndërhyrje tjetër në lidhje me këtë privatizim, shtetasi Genc Ruli është shprehur se beson se pronarët kanë bërë disa letra kryesisht në vitet 2005, 2006 ku sqaronin gjendjen e pronësisë dhe për të përfituar sipas ligjit, të drejtën e parablerjes. Person tjetër nuk ka pasur.

Deklaron se në atë kohë, nuk ka qenë në dijeni që një ndër trashëgimtarët e familjeve që kishin pronësi në këto territore ka qenë shtetasi Jamarbër Malltezi, por sot nga mediat e di këtë fakt. Ai e ka ditur që kanë qenë pronare katër-pesë familje, një ndër të cilat familja Begeja. Personat që nënshkruanin në emër të kësaj familje ishin kryesisht ose Fatmir ose Bashkim Begeja”, është shprehur Ruli, para prokurorisë./Sot