osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ngushtohet “laku” për Bashën e Metën, FBI heton e dërgon në qeli miqtë e financuesit e kreut të PD dhe Presidentit me para ruse. Gati ekzekutimet në Shqipëri

Ngushtohet “laku” për Bashën e Metën, FBI heton e dërgon në qeli miqtë e financuesit e kreut të PD dhe Presidentit me para ruse. Gati ekzekutimet në Shqipëri

Hetimin e dosjes së Bashës dhe Metës për lobimin në SHBA e kanë marrë zyrtarisht FBI dhe organet ligjzbatuese amerikane, që pritet që ta bashkojnë dhe me dosjen e tre miqve të Bashës Kamil Ekim Alptekin, Sezgin Baran Korkmaz dhe Lev Aslan.

FBI me kërkesë të Arta Markut ka sjellë prova dhe dokumente për financuesit e Bashës, ndërsa Prokuroria shqiptare do dërgojë në SHBA provat e hetimit të saj për shkeljen e ligjit nga ana e liderit të PD e ish kreut të LSI

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur bëhet fjalë për cënimin e sigurisë së vendit të tyre dhe të kufijve të Aleancës së Atlantikut të Veriut nuk neglizhojnë, madje janë të pamëshirshëm.

Kështu, Prokurori i posaçëm amerikan Robert Mueller, në kuadër të hetimeve për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës në SHBA, ka vendosur nën hetim edhe shtetasin Kamil Ekim Alptekin apo i njohur si miku i ngushtë i kryedemokratit Lulzim Basha.

Kreu i PD për ta “kurorëzuar” këtë miqësi ka marrë pjesë dhe në dasmën e tij, ka lexuar fjalët e betimit dhe ka qënë dëshmitar i vënies kurorë të mikut të tij Alptekin.

Këshilli i posaçëm ka ngritur disa pikëpyetje mbi lëvizjet e dyshimta të biznesmenit të njohur turk dhe implikimin e tij në skema kriminale për interesa të klientëve, mes të cilëve edhe Lulzim Basha.

“Juria po kryen një hetim të gjerë për shkeljet e ligjeve penale federale që përfshijnë Aktin e Regjistrimit të Agjentëve të Huaj si dhe shkelje të tjera”, thuhet në një letër që shoqëron thirrjen për Alptekin.

Prestigjozia “Propublica” ka publikuar letrën e nënshkruar nga prokurori i posatçëm Robert Mueller dhe këshilltari special i specializuar për ndjekjen penale të terrorizmit Zainab Ahmad.

Gazetari Isaac Arnsdorf, shkruan se sipas hetimeve dyshohet se Kamil Ekim Alptekin bashkë me biznesmenin tjetër turk Sezgin Baran Korkmaz, janë përpjekur të ndërhyjnë në Uashington duke paguar këshilltarin e sigurisë së presidentit Trump, Michael Flynn me para të dyshimta.

Partia Demokratike përmes liderit të saj Lulzim Basha ka paguar 1 milion dollarë për lobim në një nga këto kompani duke mos justifikuar ende burimin. Madje doli që ishin financuar nga para ruse dhe të ish agjentëve të KGB-së, direkt dhe nga parajsat fiskale përmes kompanive “guaskë”.

Po dje bashkëpuntori i tyre biznesmeni me origjinë armene Lev Aslan është arrestuar në bordin e avionit privat teksa përpiqej të arratisej drejt Stambollit i akuzuar nga drejtësia amerikane për mospagim taksash, invasion fiskal, mashtrim financiar dhe pastrim parash.

Ka qënë një investim direkt i FBI-së amerikane që miku i Bashës, armeni Aslan të binte në pranga.

Treshja Kamil Ekim Alptekin, Sezgin Baran Korkmaz dhe Lev Aslan rezultojnë të implikuar ku  kompanitë e tyre kanë investuar në disa projekte që përfshijnë njerëz të akuzuar ose të dënuar për krime.

Pikërisht këta janë miqtë e Bashës, kreut të PD i cili kërkoi të vinte në pushtet përmes lobimit në SHBA me financim të këtyre njerëzve nën hetim dhe të arrestuar, të njohur botërisht si njerëz që kanë financuar krimin, por dhe kanë “thithur” fonde të dyshimta ruse.

Njëherësh dhe Ilir Meta pikërisht me të njejtën linjë ka bërë lobing në SHBA në kuadër të rritjes së mbështetjes për LSI.

Kontratat e nënshkruara dhe prej Metës me firmat lobuese tregojnë se janë kompani me të njejtat standarde si kompanitë lobuese të Bashës, me emërues të përbashkët: financimi është bërë me paratë e rusëve nga parajsat fiskale.

Tashmë hetimin e dosjes së Bashës dhe Metës për lobimin në SHBA e kanë marrë zyrtarisht FBI dhe organet ligjzbatuese amerikane, që pritet që ta bashkojnë dhe me dosjen e tre miqve të Bashës Kamil Ekim Alptekin, Sezgin Baran Korkmaz dhe Lev Aslan.

“Pamfleti” ka shkruajtur herë pas here në lidhje me këtë dosje dhe përfshirjen në hetim bashkë me miqtë e tyre të Bashës dhe Metës, për të evidentuar faktin që është bërë lobing me para ruse dhe të terroristëve.

Madje “Pamfleti” ka shkruajtur që të gjitha provat dhe faktet që impolikojnë në këtë aferë të rrezikshme me para ruse dhe të terrorit, FBI e ka sjellë dhe në Shqipëri, me kërkesë dhe të Prokurorisë së Përgjithshme dhe vetë Arta Markut si Kryeprokurore e përkohëshme.

Pritet që dhe dosja e hetimit e hapur në Shqipëri për Bashën për mosdeklarimin e pagesat për lobim në prag të fushatës elektorale të vitit të kaluar të dërgohet tek organet ligjzbatuese amerikane, në mënyrë që hetimi të vijojë me të njejtin intensitet dhe si një e tërë dhe në SHBA./Pamfleti