osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ngushtohet “laku” për Agron Kuliçin e Besim Hajdarmatajn! SHBA dhe gjermanët, materiale shtesë për “kokën” kolumbiane

Ngushtohet “laku” për Agron Kuliçin e Besim Hajdarmatajn! SHBA dhe gjermanët, materiale shtesë për “kokën” kolumbiane

Bashkëpunimi i organeve ligjzbatuese amerikane dhe gjermane për “shtrydhjen” deri në fund të Arbër Kuliçit, pronari i kontenierëve ku i gjetën 613 kg kokainë kolumbiane po jep rezultat.

Teksa kanë refuzuar kërkesën e organeve ligjzbatuese shqiptare për ekstradimin në Shqipëri të Arbër Kuliçit(Çekaj), gjermanët s’kanë humbur kohë por kanë vijuar me intensitet hetimet për të parë nëse 613 kg kokainë e kapur në Durrës është një trafik i izoluar e lokal apo ndërkombëtar.

Pasi kanë bashkëpunuar me homologët e tyre spanjollë, theksojmë se një sasi e madhe kokainë kolumbiane u kap në këtë vend pas asaj të Durrësit, dhe me FBI amerikane, organet ligjzbatuese gjermane arritën në konkluzionin se kemi të bëjmë me një rrjet ndërkombëtar të organizuar mirë.

Për këtë arësye kanë kërkuar materiale, prova dhe fakte në vendet respektive, ndërkohë që në Shqipëri javën që shkoi kanë ardhur për herë të tretë për këtë qëllim.

Fakt është se organet ligjzbatuese gjermane, FBI dhe ato spanjolle janë të bindur se pas Arbër Kuliçajt dhe të arrestuarve të tjerë jo vetëm në Shqipëri por dhe në Spanjë qëndrojnë njerëz të veshur me pushtet, që përbëjnë kupolën e krimit në këto vende.

Duke qënë se më shumë kemi informacion për pjesën shqiptare të hetimit të organeve ligjzbatuese gjermane, mësohet se javën e shkuar ata kanë qënë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Shqipëri dhe kanë kërkuar informacione të detajuara për kokainën e kapur.

Mësohet se tërë interesi ka qënë i përqëndruar tek mbyllja e hetimit nga ana e ish kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj për Arbër Kuliçin(Çekajn) për mbi 80 kilogramë kokainë kolumbiane të ardhura po me kontenierët e bananeve dhe të ndaluara në portin e Durrësit.

Po shihen me detaje argumentat e Hajdarmatajt, i cili përdori si shpjegim ligjor të tillë, sipas të cilit faji ishte i prurësit kolumbian që në vend të bananeve kishte futur kokainë në kontenierët e Arbër Kuliçin.

Një interes i tillë për këtë shpjegim ligjor nga ana e organeve ligjzbatuese gjermane ka ardhur për shkak se dhe në Spanjë dhe vende të tjera ku është kapur sasi e tillë kokaine, trafiku është bërë përmes kontenierëve me banane dhe “faji” gjithnjë i është hedhur “prurësit”.

Ndaj ata po hetojnë nëse ka qënë i përfshirë direkt dhe Hajdarmataj në skemën e trafikut të kokainës kolumbiane, për të qënë hallka e fundit, ajo e garantit për palën e drejtësisë, që të shpëtojë trafikantët nëse kapen, duke ia hedhur fajin transportuesit dhe palës pritëse.

Nga ana tjetër mësohet se ekspertët gjermanë kanë kërkuar të dinë gjithçka në lidhje me Agron Kuliçin, ish zv.drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe ish truprojë e Berishës, lidhjet familjare me Kuliçin e “Arbër Garden”, si arriti një 20 vjeçar të bënte biznes ndërkombëtar.

Ata kanë dyshime të forta se ai që ka drejtuar në terren gjithë trafikun e kokainës, përfshirë dhe 613 kg kokainën e ndaluar në Durrës në fillim të vitit të kaluar, është ish badigardi i Sali Berishës, njëherësh dhe ish zv.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçi.

Pasi trafiku i 80 kg kokainë të vitit 2016 të Kuliçit të vogël dhe 613 kg kokainë kolumbiane të vitit të kaluar të kapur po në Durrës, kanë një lidhje të fortë dhe është e njëjta dorë që e drejton tërë këtë lëvizje të madhe droge drejt vendeve të BE.

Skenari i organizimit të trafikut, lëvizja me kontenierë që sillnin banane nga Kolumbia, penalizimi i transportuesit dhe jo pritësit në rastin e kapjes bashkë me mallin, mbrojtja ligjore që shkonte nga prokurori më i thjeshtë deri tek Hajdarmataj e Llalla, është i njejtë.

Madje është ‘mot a mot’ me skemën që kanë përdorur dhe trafikantët në Spanjë por dhe në Gjermani teksa kanë lëvizur sasira të mëdha kokaine nga Kolumbia, drejt Europës.

Ardhja në Shqipëri për të tretën herë e ekspertëve gjermanë, bashkëpunimi i tyre me FBI-në amerikane dhe homologët spanjollë të anti-drogës, tregon qartë se kemi të bëjmë me një hetim ndërkombëtar të trafikut të kokainës dhe se “laku” për Kuliçin e Hajdarmatajn po ngushtohet./Pamfleti