osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ngritja e bazës së NATO në Kuçovë jep mundësi për zhvillimin e vendit, Berisha aleat i Millosheviçit

Ngritja e bazës së NATO në Kuçovë jep mundësi për zhvillimin e vendit, Berisha aleat i Millosheviçit

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi deklaroi ditën e djeshme se ngritja e bazës së NATO në Kuçovë është një vendim shumë pozitiv dhe i rëndësishëm që do të ofrojë më shumë zhvillim për vendin tonë. Gjatë një interviste mediatike, Koçi u shpreh se NATO, përmes këtij projekti po tregon një lloj mirënjohjeje ndaj Shqipërisë për kontributin e dhënë nga vendi ynë në garantimin e stabilitetit në rajon.

“Ngritja e bazës së NATO në Kuçovë do të thotë shumë për rëndësinë që i jep Shqipërisë NATO, për rolin e saj në stabilitetin në rajon. Për ne është një lloj votëbesimi për rolin që luan Shqipëria, por edhe shqiptarët në rajon. Është një lloj mirënjohjeje që Aleanca shprehin ndaj Shqipërisë për rolet që ajo luan në misionet ndërkombëtare”, tha ai.

Petro Koçi dha më tej detaje, duke shtuar se pjesë e bazës në Kuçovë do të jetë edhe një personel ushtarak ndërkombëtar i NATO. Ai po ashtu theksoi se brenda këtij 6-mujori pritet të përfundojë hartimi i masterplanit për projektin. “Investimi është mirëfill i NATO, shkon rreth 51 milionë euro dhe do të administrohet nga agjencia përkatëse e NATO dhe ne shpresojmë që brenda gjashtë-mujorit të parë të këtij viti të ketë përfunduar edhe masterplani i zhvillimit të kësaj baze.

Janë rreth 11 projekte që janë pjesë e këtij investimi të cilat do të zhvillohen gradualisht në 2-3 vite. Vetë baza, investimi, prezenca e një personeli ushtarak ndërkombëtar të NATO do të jetë një mundësi për zhvillimin e vendit. Nga kriji9mi i bazës do të kemi edhe përfitime ekonomike, edhe politike”, u shpreh Koçi. Zëvendësministri i Mbrojtjes nuk kurseu as sulmet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas tij, Berisha ka punuar vazhdimisht kundër interesit të Kosovës dhe i ka shërbyer Serbisë. “Sali Berisha po kërkon të lajë mëkatet e shumta që ka bërë në kurriz të Kosovës. Ai furnizoi makinerinë ushtarake të Millosheviçit. Më pas desh rrëzoi të gjithë strategjinë e partnerëve tanë për t’i siguruar Kosovës platformën e çlirimit me platformën e Rambujesë kur ai u ngrit dhe e quajti tradhti miratimin e platformës. Kemi edhe veprime të tjera të tij të cilat janë konsideruar antikushtetuese, siç është shitja e territorit tanë detar në Greqi”, tha Petro Koçi.