Dy pika karburanti në Tiranë dhe Vlorë, janë gjobitur për shkak se kishin rritur çmimin e naftës mbi atë që kishte përcaktuar Bordi i Administrimit.
Këtë e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjete sociale. Kreu i qeverisë bën me dije se ata janë ndërshkuar me masën më të ashpër administrative.
Rama shton se duke nisur nga java tjetër, do të hyjë në fuqi vendimi për sekuestrimin e çdo pike karburanti për ngritjen e çmimit.
Sot janë kapur dy pika karburanti në Tiranë dhe Vlorë me faturime mbi çmimin e caktuar për të gjithë. Subjektet janë gjobitur me maksimumin ligjor. Duke nisur nga java tjetër do të hyjë në fuqi sekuestrimi në vend i çdo pike karburanti që ngre qoftë edhe një qindarkë çmimin e shpallur paraprakisht nga Bordi i Administrimit.
Boll i ngre çmimet papushim kriza e shkaktuar nga lufta në Ukrainë, çdo ngritje për fitim në kurriz të popullit do të ndëshkohet siç e kërkon kjo gjendje lufte në tregjet ndërkombëtare