Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka njoftuar gjatë prezantimit të Paktit për Universitetin se ka filluar puna për ndërtimin e një platforme online që do të garantojë transparencën e të gjitha institucioneve të arsimit të lartë dhe të Ministrisë së Arsimit, në raport me studentët.
Në platformë do të publikohen të gjitha informacionet që do të kenë interes për studentët, si procedurat për tarifat, për bursat, të gjitha vendimet e marra nga Senati Akademik, Bordet Universitare dhe të çdo organi vendimarrës.
Ajo që është më e rëndësishmja është se permës portalit do të bëhet edhe transparenca e buxhetit për arsimin e lartë, pasi aty do të publikohen të dhëna për buxhtin vjetor, të ardhurat dhe shpenzimet financiare të çdo Institucioni të Arsimit të Lartë.
Paralelisht, Shahini njoftoi se pranë Ministrisë së Arsimit do të themelohet një strukturë për trajtimin e ankesave të studentëve, ndërkohë që në portal do të ketë një rubrikë ku mund të adresohen ankesat.