Avokat Spartak Ngjela duke analizuar punën e SPAK-ut, tha se e vetmja arsye që beson se ky institucion do të bëjë drejtësi, sipas tij, është fakti që Uashingtoni ka thënë se ‘SPAK-un e drejtoj unë’.
Në një intervistë për emisionin “Bardh a Zi”, avokati shtoi se në ngritjen e këtij institucioni u bë një gabim, që u morën prokurorët e vjetër që ishin pjesë e sistemit të ‘kapur’ dhe nuk pati fytyra të reja.
“Kam fakte. Fakti është që Uashigtoni tha se SPAK e drejtojmë ne. Por bënë një gabim, morën nga lëngjet e vjetra. Ata që ishin aty, nuk i sollën nga e para. Prokurorinë e Posaçme e goditi ambasadorja, duke thënë se janë të trembur dhe të blerë”, tha ai.
Avokati theksoi se këta Prokurorë që janë aktualisht janë të skaduar nga korrupsioni. Sipas tij ata nuk duhej të ishin fare aty dhe për të bërë këtë duhet të ndryshonte ligji.
“Këta që janë, janë të skaduar. Nga janë skaduar? Nga korrupsioni. Korrupsioni të shkakton skandencë profesionale në drejtësi. Ata vijnë si të korruptuar, kanë qenë të korruptuar atje ku ka qenë. Kur ka qenë prokuroria si rregull ka qenë të gjithë të korruptuar. Ata kanë hyrë në SPAK, jo si të pakorruptuar, por që si kanë gjetur pasuri të pambrojtura. Ata nuk duhet të ishin fare. Duhej ndryshuar ligji”, tha Ngjela