osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ngjela: Protestat e PD-LSI ishin dështim, Basha-Kryemadhi kanë marrë telefonata kërcënuese nga ndërkombëtarët!

Ngjela: Protestat e PD-LSI ishin dështim, Basha-Kryemadhi kanë marrë telefonata kërcënuese nga ndërkombëtarët!

Avokati Spartak Ngjela, njëkohësisht edhe kryetar i Partisë Ligj dhe Drejtësi, i sheh si të dështuara protestat e opozitës. Ditën e djeshme ai komentoi për gazetën “SOT” tubimin e të shtunës dhe aktet e dhunës që e shoqëruan atë. Sipas Ngjelës, dhuna u ushtrua për shkak të dëshpërimit, por theksoi se çdo protestë e PD-LSI është e dështuar sepse nuk gëzojnë mbështetje të gjerë popullore. “Protestat dështuan sepse iu drejtuan dhunës.

Protestat për të rrëzuar një qeveri e kanë sekretin tek masiviteti, jo te dhuna. Dhuna është revolucioni i një grup njerëzish, kështu që nuk bëhet dot në Shqipëri. Por nuk bënin dot gjë, ishte moment dëshpërimi. Çështja qëndron që pse nuk patën përkrahje popullore të madhe të popullit opozitar opozita shqiptare që dorëzoi mandatet? Nuk pati përkrahje të gjerë popullore sepse kishte një gjuhë shumë të keqe dhe kryesorja ishte Perëndimi kundër. Çfarë kërkonin të bënin? Ishin në vakuum.

Ata filluan një betejë që ishte një disfatë e paralajmëruar”, deklaroi Ngjela. Duke komentuar edhe protestën e të hënës, avokati theksoi se ky tubim ishte paqësor sepse kryetari i PD, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u kërcënuan nga ndërkombëtarët.

Sipas tij, dy liderët opozitarë kanë marrë telefonata private nga përfaqësues të lartë të SHBA-BE, të cilët iu kanë dhënë ultimatum që të mos ketë më asnjë skenar dhune që mund ta çojë vendin drejt mosbindjes civile.

Telefonatat me përfaqësues të ndryshëm ndërkombëtarë i pranoi dje edhe kreu i PD, Lulzim Basha në një bashkëbisedim ndërkombëtar. “Reagimi i ndërkombëtarëve ishte një kërcënim direkt. Shqipëria është një vend i NATO-s, kështu që reagimi ishte kërcënim direkt sepse iu përmendi edhe emrat Bashës dhe Kryemadhit. Nuk mund të lejojë njeri dhunë në këtë situatë dhe në një rajon si Ballkani Perëndimor.

Por këta ishin mendjelehtë dhe tani gjithë çështja qëndron nëse do ta shpëtojë partinë nga katastrofa Berisha me krijimin e një lidershipi të ri të paimplikuar, të pakorruptuar, me njerëz të ditur nga shtresa e djathtë klasike. Ndërkombëtarët i detyruan të tërhiqeshin nga dhuna.

Nuk kishin çfarë bënin më. Ata kushedi si i kanë kërcënuar me telefonata. Përderisa deklarata e tyre publike ishte aq e ashpër, ishte kërcënuese edhe ajo, imagjino çfarë presioni dhe çfarë mund t’ju kenë thënë në privatësi”, tha avokati.