osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ngjela: “Meta po kërkon g.jak nëpër rrugë, që të shpëtoj nga b.urgu” (tregon emrin e politikanit që do të a.rrestohet)

Ngjela: “Meta po kërkon g.jak nëpër rrugë, që të shpëtoj nga b.urgu” (tregon emrin e politikanit që do të a.rrestohet)

Avokati Spartak Ngjela, përmes një komenti në rrjetet sociale ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të shtetit, Ilir Meta.

Duke iu referuar situatës politike dhe asaj se çfarë ka ndodhur në këto muaj, Ngjela mes të tjerash shkruan se Meta po kërkon g.jak nëpër rrugë, që të shpëtoj nga b.urgu.

Statusi i plotë i Ngjelës:

Meta është në hall. Por nuk ka intelekt për t’i shpëtuar drejtësisë.

Naiviteti për t’i shpëtuar Reformës në Drejtësi, e çoi Metën të nxirrte dy dekrete fantazmë të paligjshëm, sepse mendoi që, me to, mund të sillte destabilizimin e shoqërisë shqiptare me anë të “elokuencës Basha”.

Por ajo elokuencë, sallatë fjalësh, e degdisi Metën drejt akuzës penale dhe shkarkimit. Kurse tani, ai po vërtitet e vjen vërdallë në Kosovë e nëpër Shqipëri…

Në fillim të shtatorit vjen në Tiranë delegacioni i Venecias, i thirrur për k.rimin e Metës nga Komisioni Parlamentar i Hetimit të Ilir Metës.

Delegacioni ka kërkuar dokumentacion se çfarë ka sjellë realisht në shoqërinë shqiptare dekreti Meta.

“Ka sjellë përplasje shoqërore”, thonë dokumentat që i paraqiti komisionit hetimor Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.

Kurse Meta nuk kupton dot asgjë.

Dhe po i drejtohet Bashës, domethënë Saliut, që ata të vijojnë protestat e d.hunshme në shtator.

Indirekt Meta iu thotë: “unë dekretet për ju i bëra “, dhe indirekt iu shpreh hidhur faktin që ai po shkon drejt b.urgut për ata.

“Po, a kam ndonjë rrugë shpëtimi?” – pyet Meta.

Dhe mendja i shkon drejt e te Saliu. Kur i thotë “dua përplasje shoqërore me g.jak, që të shpëtoj nga b.urgu”.

Po Saliu? Eh, mor Metë, nuk e di ti që Saliu është i kërcënuar ndërkombëtarisht!

Por Meta vazhdon rrugën e tij të shëtitjeve të egra. Dhe ka shpresë në shtator për një përplasje të përg.jakshme në Tiranë e kudo.

Po Basha, a do ta këndojë sërish Himnin Kombëtar? Të vështirë e ka. Kurse Meta e pret. Por, a e di Meta që edhe Basha është i kërcënuar ndërkombëtarisht?

Jemi përpara komedisë Meta tani, sepse Meta po kërkon g.jak nëpër rrugë, kurse Ambasada Amerikane sot shpjegonte goditjen penale të rangut Meta me skemën e SPAK-ut.

“Do këtë g.jak në shtator”, tha Meta dje.

“SPAK- u jemi ne”, thanë sot amerikanët, flakë për flakë, me anë të ambasadës së tyre në Tiranë.

Kjo tregon se lufta antikorrupsion ka filluar. Po goditja penale e Metës kur vjen?

Është e afërt kjo goditje, sepse, menjëherë pas goditjes që duhet t’i vijë Metës në shtator, hapen negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian në muajin tetor të këtij viti.

Domethënë, Meta është kushti i çeljes së negociatave me Bashkimin Europian? Po, kjo po kuptohet qartë: Meta tani është kushti: penalizimi i Metës hap negociatat.