Disa të rinj serbë kanë sulmuar me armë një grup shqiptrarësh nga Kosova.
Rreth 50 persona nga “Kosovo Mountain Club” kanë ndërruar drejtimin e ecjes, pasi në zonën e Zubin Potokut kanë hasur në dy persona, të cilët kanë shtënë në drejtim të tyre me armë zjarri. Pjesë e grupit ishte dhe ish-deputetja e Kosovës, Donika Kadaj.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk pa pasur asnjë të lënduar, ndërsa detaje për rastin ka dhënë një nga zyrtarët e këtij klubi për Express.
“Grupi ka qenë duke bë hiking (ngjitje), në malet mbi liqenin e Ujmanit, dy persona kanë shkrep përpjetë me armë zjarri, pas kësaj grupi ka marrë vendim me u kthy. Kanë qenë pjesëmarrës rreth 50 persona në grup, nuk ka të lënduar, grupi është në rregull. Grupi ka vazhdu me ecë për në Shalën e Bajgorës”, u bë me dije zyrtarisht.
Ndërkohë grupi nuk e ka prishur rutinën e udhëtimit, as për t’u kthyer në Komisariat për të denoncuar ngjarjen.