Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në qytetin e Shkodër nga moti i keq, pasi 4 persona janë mbytur në liqen.
Sipas raportimeve të para mësohet se 4 persona, 3 anëtarë të një familjeje, dhe një djalë nga Podgorica, janë mbytur në liqen teksa po udhëtonin me varkë, për shkak të një stuhie që u përmbysi varkën në të cilën ndodheshin.
Drejtori i Parkut Kombëtar të Malit të Zi, Nenad Ivanoviq, konfirmoi për “Vijesti”, pa dhënë detaje të mëtejshme, se një trup është gjetur ndërsa po kërkohet për 3 trupat e tjerë.
Sipas një dëshmitari, konkretisht janë mbytur një cift bashkëshortësh dhe vajza e tyre, si dhe një djalë që u përpoq t’i shpëtonte. Varka, e cila i ishte drejtuar ManastIrin Vranjina, kishte në total 9 persona. Pesë prej tyre raportohet se duke notuar, kishin arritur të dilnin në breg.
Era e fortë që ka përfshirë të gjithë vendin ka përmbytur varkën dhe kanë lënë të vdekur 4 anëtaret e një familjeje.