Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen dhe plagosjen ka ndodhur në Durrës.
Mësohet se një person i vrarë dhe një i plagosur janë gjetur brenda një makinë gjatë mbrëmjes së sotme.
Ata u gjetën brenda një automjeti tip “Audi” me targa “AA 857” në lagjen 13, në zonën e plazhit.
Makina e tyre ishte nisur nga Tirana dhe udhëtonte në drejtim të Kavajës.
Mësohet se pa shenja jete është gjetur Edison Harizaj 39-vjeç, banues në Vlorë, ndërsa i plagosur ka mbetur G.C., 33-vjeç, banues po në Vlorë.
Harizaj është me precedentë të mëparshëm kriminalë dhe dyshohet se ishte pjesë e grupit të Emiliano Shullazit.
Gjithashtu mësohet se në Shënavlash është gjetur një makinë e djegur, që dyshohet të jetë përdorur në vrasje.
Në vendngjarje, janë gjetur një numër i madh gëzhojash, bënë me dije burime policore.
Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe i personit të plagosur, i cili është transportuar në spitalin Rajonal për të marrë ndihmë mjekësore.
Ngjarja në fjalë është nën hetim.