Është dorëzuar sot në polici i dashuri i këngëtares së njohur, Elvana Gjata, Ervin Mata, i cili ishte pjesë e atentatit në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë një person.
Biznesmeni Ervin Mata njihej edhe si i dashuri i këngëtares Elvana Gjata, por pas ngjarjes ata duket se janë ndarë.
Mata, prej rreth 4 muajsh në kërkim, që pas vrasjes në ish-Bllok më 4 tetor të vitit 2018, ka zgjedhur t’i dorëzohet drejtësisë, ndërsa ende nuk dihet në çfarë kushtesh e ka ndërmarrë një veprim të tillë.
Kujtojmë se Ervin Mata u përfshi në konfliktin me armë të ndodhur në 4 tetor në një lokal në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë.
Fillimisht, pati dyshime se konflikti erdhi si pasojë e një ngacmimi që i ishte bërë të dashurës së Matës, këngëtares së njohur Elvana Gjata, por më pas policia e rrëzoi këtë pretendim.