Festat, dasmat apo ceremonitë mortore janë nga më të ndryshmet në kultura të ndryshme. Kur vjen puna te varrimi, në shumicën e vendeve bëhet duke e futur trupin e të ndjerit në arkivol.
Por në Kinë ka ndodhur diçka e pazakontë dhe vështirë se mund të ketë një rast të ngjashëm me të.
Para se të ndërronte jetë, i ndjeri kishte thënë dëshirën e tij të fundit. Ai kishte kërkuar që ditën kur ta varrosnin, të mos e fusnin në dhe me arkivol, por brenda makinës së tij.