Ngjarja e rëndë e regjistruar sot në Gjirokastër, ku një 35-vjeçar grek qëlloi në ajër dhe më pas drejt policisë, duket se ishte e paralajmëruar.
“Janë të ftuar të gjithë grekët e Vorio-Epirit në 28 tetor të dërgojmë një mesazh për të gjithë.. Greqi ose vdekje”, shkruante në rrjetet sociale, Kostandinos Kaçifa pak ditë më parë.
I riu grek u qëllua për vdekje nga forcat RENEA, pasi nuk ju përgjigj thirrjes së tyre për tu dorëzuar dhe hapi zjarr.
“Tsipras dhe Rama bëjnë plane pa nikoqirin (pa të zotin e shtëpisë). Për një gjë të jenë të sigurt, rinia e ashpër dhe e zjarrtë e Vorio-Epirit nuk do jetë spektatore. Janë të ftuar të gjithë grekët e Vorio-Epirit ne 28 tetor të dërgojmë një mesazh për të gjithë…Greqi ose vdekje ”, -shkruante Kaçifa.