Ajo është një ndër aktoret më të famshme shqiptare, ku përveç aftësive të mira në aktrim, shquhet dhe për pamjen e saj fizike dhe ngjashmërinë e madhe që ka me aktoren e njohur Marilyn Monroe.
Bëhet fjalë për Olta Gixharin, e cila së fundmi është zhvendosur për në qytetin e Korçës ku dhe po shijon suksesin e tragjedi-komedisë ‘Vetëvrasja’.
Por ditën e sotme aktorja simpatike është bërë nostalgjike dhe ka postuar një foto të nënës së saj në moshë të re. Në këtë foto dallohet qartë se nga e ka trashëguar bukurin aktorja e njohur, pasi nëna e saj është me të vërtetë një yll.
Përmbi postimin e saj Olta ka bërë dhe një pyetje për të gjithë ndjekësit e saj: “Mami im disa vite më parë. Ngjajmë apo është më e bukur se unë?, ka shkruar ajo dhe më pas i ka lënë ata të votojnë.